• |
ide | kryesore

Nga Talo Çela tek Klement Çala, zbulohet sa vite burg kërkon SPAK për 8 grabitësit e milionave në Rinas

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi. Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur në Rinas, në gusht të vitit 2019. Grupi i armatosur, dhe i maskuar si ushtarakë, me mosha nga 20-30 vjeç ka çarë portën e rrethimit të aeroportit dhe ka hyrë brenda pistës dhe ka vjedhur afro 10 milionë euro.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *