• |
ide | kryesore

Video/ Eleminim tronditës i Barcelonës: në gjysëmfinale të EL shkon Frankfurt, West Ham e Rangers

-Instant, F1, Sport, Video



Gjysmëfinalja e parë e Europa League 2022 do të jetë mes West Ham dhe Eintracht Frankfurt. Anglezët dhe gjermanët kalojnë çerekfinalen falë fitoreve jashtë fushe. Goditjen e madhe e bëri Eintracht, i aftë të fitonte 3-2 në Camp Nou kundër Barcelonës pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë: dygolësh i Kostic e Borre shënuan për gjermanët, Busquets dhe Depay realizuan golat e pavlerë për Xavi. Tris edhe për Moyes në shtëpinë e Lyon: madje 3-0 me golat e Dawson, Rice dhe Bowen.

BARCELLONA-EINTRACHT FRANKFURT 2-3
Barcelona u zgjua shumë vonë dhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë u shemb në Camp Nou nën goditjet e Eintracht Frankfurt, autor i një suksesi të vërtetë për të arritur në gjysmëfinale. Ndeshja mori një kthesë të keqe për Blaugranat pas vetëm tre minutash, kur arbitri akordoi penallti për gjermanët dhe Kostic nga 11 metra e shndërroi në gol. Barcelona ishte e detyruar të ndiqte barazimin, por tashmë Eintracht mund të mbështetej te kundërsulmi. E në një të tillë, në të 36 Borre nënshkroi 2-0. Një natë e keqe për djemtë e Xavit, që në fillimin e pjesës së dytë shpenzuan golin e mundshëm 1-2 me Aubameyang, ndërsa makthi katalanas u përmbush në minutën e 67, sërisht nga Kostic. Në minutën e 91′ Busquets shkurtoi diferencën, ndërsa në sekondat e fundit erdhi goli i dytë me penallti i Depay, por tashmë është tepër vonë pavarësisht nëntë minutave të rikuperimit.

LYON-WEST HAM 0-3
Goleadë në transfertë edhe për West Ham në Lyon dhe anglezët fluturuan në gjysmëfinale, ku do të jenë përballë Eintracht Frankfurt. I kotë barazim 1-1 në ndeshjen e parë për francezët, pasi Dawson në minutën e 38 zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Rice në minutën e 43 siguroi rezultatin që në pjesën e parë. Francezët nuk arritën kurrë të futeshin në lojë, sepse tre minuta pas rifillimit Bowen e çoi kualifikimin në Londër. Vendasit, të cilët konfirmojnë kështu një sezon tejet negativ, janë treguar gjithmonë të paaftë të reagojnë dhe përshëndesin garën me kokën ulur.

RANGERS-BRAGA 3-1
Braga ishte skuadra e vetme që kishte fituar në raundin e parë të cerekfinaleve, por në Skoci doli nga gara pas kohëve shtesë, e mundur 3-1 nga Rangers. Tavernier shënoi që në minutën e dytë për skuadrën e Van Bronkhorst, e në të 5 VAR anulloi golin e Roofe. U kuptua që për portugezët do të ishte një mbrëmje e vështirë, sidomos kur Tarmena u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, duke lënë Bragën me 10 lojtarë. Tavernier shënoi dygolëshin personal me penallti në të 44, por goli i Carmo 7 minuta nga fundi e coi ndeshjen me shtesë, duke qenë se portugezët kishin fituar të parën 1-0. Roofe vendosi kualifikimin në minutën e 101, ndërsa 15 minutat e fundit Braga i luajti me 9 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë për Medeiros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *