• |
ide | kryesore

Kastrioti fiton mes polemikave: Kukësi, i tërbuar me VAR e me shtyllat, u dënua nga ish-sulmuesi i tij

-Instant, Sport, Video



Kukësi rrëzohet 1-0 përballë Kastriotit, që pothuaj hipotekon qendrimin në Superiore, me blutë që tani rrezikojnë edhe vendin e tretë në renditje, pas javës së 29 të kampionatit. E megjithatë, ndoshta do të ishte diskutuar një tjetër ndeshje nëse në minutën e 8′, goli i Emiljano Mustës, pas asistit të Fejzhaos, nuk do të ishte anulluar nga VAR: faull ndaj kapitenit Neziri në nisjen e aksionit, por polemikat mbeten.

Vendosi ndeshjen në minutën e 57 një ish-futbollist i Kukësi, ai Bedri Greca i lënë si i pavlerë që tani pothuaj vulosi shpëtimin e krutanëve, duke vënë në dyshim të fortë edhe vendin e tretë të veri lindorëve, nën presionin e Partizanit e Vllaznisë. Të pafat të besuarit e Longos që u ndalën dy herë nga shtylla, për të marrë më shumë se një humbje që komplikon edhe pozitat e teknikut italian.

Pesë fitore radhazi në kampionat, Kastrioti i Çelës është pa asnjë dyshim skuadra e momentit në superiore, duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *