• |
ide | kryesore

Një penallti fundos Dinamon: fitorja e parë e Duros kontestohet nga Vanoli

-Instant, F1, Sport, Video



Kategoria e Parë është realiteti i ri i Dinamos, pavarësisht se duhet pritur matematika. Fakti që në ndalesën e Egnatias, blutë e Rodolfo Vanolit nuk përfituan, por humbën 2-1 përballë Lacit është një tregues që ndoshta edhe vetë lojtarët kryeqytetas e kanë kuptuar: 8 pikë nga playout me 7 ndeshje deri në fund. Fitorja e parë ndërkohë e Shpëtim Duros, që pas dy barazimeve që kur u ul në pankinën e Lacit, i gëzohet tashmë suksesit që konsolidon vendin e dytë në renditje.

Një ndeshje e bukur për tu parë, me shumë raste për shënim e me polemika në fund për 11 metërshin që vendosi ndeshjen. Kurbinasit u imponuan 2-1 ndaj bluve, për javën e 29 të Kategorisë Superiore, me ndeshjen të nisur praktikisht në avantazh. Pas 35 sekondash, Saliu Guindo shënoi në portën e Simonit, duke kaluar bardhezinjtë në avantazh.

Një ndeshja me ritëm dhe emocione, ku për shumë minuta u zhvillua nga porta në portë duke shpërdoruar të dyja skuadrat shumë raste që mund të shkonin në avantazh. Goli i barazimit erdhi nga një debutues, 19-vjeçari, Devid Fejzulla, i cili dha iluzionin se për Dinamon mund të kishte akoma shpresa. Por barazimin e minutës së 66 e prishi penalltia e akorduar nga Lata për një faull të Reginaldos ndaj Shehut. i Rikthyer në fushë pas një mungese të gjatë, Zarubica shënoi nga pika e bardhë në minutën e 86′, duke vulosur fitoren e kurbinasve. Laçi konfirmohet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Dinamo aktualisht është me një këmbë në Kategorinë e Parë, të parafundit në kuotën e 23 pikëve, -8 nga Egnatia e zonës “Play-Out”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *