• |
ide | kryesore

Tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, nën hetim 12 persona në Berat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe organizatorin, i cili kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati. Blutë bëjnë me dije se u procedua A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *