• |
ide | kryesore

Legalizimi i kanabisit, qeveria në frikë se mos situata del jashtë kontrollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej ditës kur Edi Rama deklaroi se do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore duke u fshehur pas procesit farsë të Këshillimit Kombëtar, qeveria i druhet tendencës së rritur për kultivim masiv të kanabisit në të gjithë vendin. Sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit mblodhën drejtuesit e policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër e Kukës. Krahas të tjerave, porisia për vartësit e tyre ishte e prerë.

“E rëndësishme është gjithashtu të mos keqkuptohet nga askush synimi ynë për legalizim të kanabisit vetëm për qëllime mjekësore, që do të jetë një aktivitet i rregulluar me ligj të veçantë dhe i kontrolluar rreptësisht përmes kompanive që do të licencohen. Çdo formë tjetër e kultivimit të kanabisit konsiderohet aktivitet i paligjshëm e kriminal për të cilin do të ketë zero tolerancë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat pas takimit në Lezhë.

Takime të tilla pritet të zhvillohen edhe në qarqe të tjera të vendit. Deri më tani s’ka ende një kuadër ligjor të plotë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Dyshimet ekzistojnë se me ketë veprim qeveria thjesht sa kërkon të ligjërojë në fakt aktivitetin e disa grupeve kriminale të lidhura me të, që më pas sic ka rezultuar edhe nga përgjimet e dosjes së Dibrës dhe Durrësit janë përdorur për të blerë vota.

Legalizimi i kanabisit mjekësor duket se ka dështuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë ky proces në vendin tonë, i cili ka një histori fort të dhimbshme me kultivimin e kanabisit që nga Lazarati i famshëm e deri te kanabizimi i gjithë vendit gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Pikërisht për këtë aktivitet kriminal sot është në burg ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Qeveria Rama nuk e ka patur ne kontroll territorin qe nga koha kur kanabizoi vendin, ndaj ndertimi ku lahen parate e droges lulezoi edhe gjate pandemise. Krimi i organizuar eshte fuqizuar tashme saqe nuk kontrollohet dot ne kete fushe.

    Legalizimi i kanabisit eshte presion i tij mbi qeverine, e cila synon te fshehe pergjegjesine qe prej vitit 2016 e deri sot.

  2. Asgjë nuk ka ndryshuar nga projekti i Skavicës, përveç faktit se që nga koha që e premtonte Berisha dhe derisa po bëhet realitet, Berisha ka kaluar nga kryeministër në “person non grata” familjarisht nga SHBA. Dhe ky ndryshim e ka bërë atë tanimë një kundërshtar të madh të këtij projekti, vetëm se ai po zbatohet nga një kompani amerikane.

    Dhe të mendosh që fjalimin e mbante para disa ish- klientëve të vet, që u ka dhënë licenca për të shkatërruar me HEC-e të vegjël parqe kombëtare si Valbona, e kupton dhe më qartë se pse SHBA është arsyeja e vetme që ai kishte dalë të mallkonte investimet e reja në energji, që orientohen nga një lidhje më e fortë me SHBA.

  3. Mos u mer me projektin e skavices por

    shif se i gjati po ju shkerdhen si rrac dhe ju

    keni deshir te jaurrasi sa me thell

    prandaj komenton vend e pa vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *