• |
ide | kryesore

Njoftimi qesharak i Këshillit të Lartë Gjyqësor, ky është kulmi i “transparencës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Për një drejtësi transparente, të shpejtë dhe efikase”. Ky është slogani i afishuar në faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një prej insitucioneve të reja të krijuara nga reforma në drejtësi, për të cilën është investuar kaq shumë dhe është trumbetuar me të madhe si shpëtimi i shqiptarëve.

Por entuziazmi për këtë reformë është venitur me kohë dhe kjo nuk është më lajm për njerëzit me dy pare mend. Problemi tani është se institucionet e reja të drejtësisë kanë nisur të bëhen edhe qesharake. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar sot një njoftim për shtyp.

Emrat e gjyqtarëve/magjistratëve që normalisht do duhej të ishin plotësuar, janë lënë thjesht bosh me disa pika, a thua se përbëjnë ndonjë sekret bërthamor. Për ata që bëjnë humor në rrjet, ky njoftim për shtyp do të konsiderohej si një meme e gatshme. Shiheni më poshtë të plotë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Me sa duket Saliu nuk heq dore nga drejtimi i Foltores me komuniste e kriminele, me bije e bija komunistesh e gra kriminelesh.

    Pikerisht ketu qendron skandali.

    Ne kete dege kryetare per Foltoren nga grupi i shkaterrimit te PD eshte emeruar nga Saliu dhe grupi i tij Onelda Gjin Zefi, e bija e nje ish- punonjesi te Sigurimit te Shtetit ne kohen e diktatures nga Puka, ku me firmen e te atit Gjin Zefit jane burgosur e internuar me qindra persona te asaj zone.Me mire drejtesi plepash per ju median e lire

  2. Lexoni nivelin gazetarest te Lapsisve te Lapsit. Gazetari na thote “ Por entuziazmi për këtë reformë është venitur me kohë dhe kjo nuk është më lajm për njerëzit me dy pare mend.” Gazetari e ka prehur lapsin e tij dhe na flet me gjuhen e kafeneve duke na thene se kjo qe thote Lapsi eshte e verteta absulute per cdo njeri ne Shqiperi me dy pare mend.

  3. sovranistet’ nga cepani dhe vicidoli , dy kusare dhe kriminele ordinere , megjithe te zezat qe i kane bere vendit , jetojne te pa trazuar ne gjirin e lalezit ! Keta muter , as kryetare koperativash , s’do ishin te zotet te benin ne vendet nga vine! Sa per ate adriatikun apo kafsharin e plepave , po e ‘vuan denimin’ duke bredhur Evropen me leket e korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *