• |
ide | kryesore

Detaji/ Blinken me rezerva për reformën në drejtësi “Nuk ka qenë perfekte”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sa herë ka një prononcim për reformën në drejtësi, zyrtarët amerikanë në Shqipëri nxitojnë ta shesin atë për një histori suksesi. Së fundmi, këshilltari ligjor në ambasadën e SHBA-së, David Backman gjatë një takimi në Shkodër e quajti SPAK-un një xhevahir që duhet ruajtur me çdo kusht. Ish ambasadori Donald Lu i krahasonte oficerët e BKH-së me personazhet e filmit “The untouchables” ku marrin pjesë Kevin Kostner, Shon Koneri, Endi Garsia etj, ndërsa ish ambasadorja Juri Kim i quajti prokurorët e SPAK si “heronjtë e fëmijëve tanë” para se të largohej nga Shqipëria.

Në fakt, sekretari për shtetin Entoni Blinken nuk ndau të njëjtin entuziasëm me ta. Blinken foli për reformën në drejtësi si një procës, që madje nuk kishte qenë perfekt.

“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, perfekte, ose e shpejtë por po tregon rezultate, sikurse i përshkroi edhe kryeministri. Sot u takova edhe me prokurorë dhe me gjyqtarë. Po i ndihmojmë në përpjekjet e tyre për reformën. Zyrtarë të korruptuar po mbajnë përgjegjësi. Anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë e tyre. Ndaj ky është një proces i fuqishëm. Por është një proces. Dhe po ecën para” tha ai.

Arsyeja për të cilën Blinken nuk lëshoi superlativa për reformën në drejtësi mbetet e panjohur. Sekretari i shtetit qëndroi për rreth 1 orë e gjysëm në takimin kokë më kokë me Edi Ramën para se të dilnin në një konferencë të përbashkët./Lapsi.al



4 Comments

  1. Ky Antoni Blinken eshte prej qe prej adoleshences tije zar i Sorosit,dhe sot vazhdon te biberonohet prej tije. Ky nuk e rruan per parate e réformes se nga ana tjeter Sorosi ka mare milona, nga hajdutqeveria Tung o hajdute!

  2. Gjykata e Posacme Kunder KORRUPSIONIT dhe Krimit te Organizuar.

    Keshtu e ka emrin:

    Por deri tani, Inceratoret I nxorri shperdorim detyre.

    Kjo eshte Gjykata e Shperdorimit te Detyres, qe eshte QOKE, dhe konsiderohet nder.

  3. ALFRED LELA PYET. HAJDUTEN 5 MILIONE EURO ; ELISA E KE TAKUAR MCGONIGAL?? JO NJE HERE PO 3_4 HERE ? FYTYRA LEVIZJET E TRUPIT TREGUAN SHUME. PERVEC QE ESHTE HAJDYTE E NDYRE ESHTE DHE PISE NGA MORALI

    1. EDI RAMA I PERDOR KETO SI ESKORTA SKANDAL DHE TURP KUSH NA PERFAQSON HAJDUTE DHE PROSTITUTE, thotë:

      ELISA SPIROPALI NJE FANY WILLIS ?KA TAKUAR MCGONIGAL KU NE HOTEL PSE? PER SEKS ? ME SA $$$$$ E KA BLERE SEKSIN ME MCGONIGAL?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *