• |
ide | kryesore

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Si po e fiton Rama mbështetjen e perëndimit

Arkiva, Kryesore, Lajme
nato kucova



Inagurimi i bazës në Natos në Kuçovë, përtej burive të propagandës, po shihet edhe si një tjetër koncesion që Edi Rama i bën perëndimit, për të kamufluar korrupsionin e tij galopant dhe lidhjet me krimin e organizuar. Së paku kështu e ka parë këtë ngjarje Radioja publike franceze “RFI”, me shtrirje në mbarë globin. Në një kronikë të korrespondentit të saj, Louis Seiller, nga ish qyteti Stalin, të titulluar “Mbërritja e NATO-së në Kuçovë ngjall shpresë dhe frikë tek popullësia” jepen zërat e qytetarëve lokalë që e shohin arrdhjen e avionëve të NATO-s edhe si një ogur për më shumë siguri, por edhe si një merak se mos vendbanimi i tyre kthehet në një vijë të parë të frontit nesër.

Por ajo që vë në dukje kronika që Lapsi.al e ka dëgjuar, është se ky mund të jetë një “lëshim” që kryeministri i bën aleatëve në këmbim ndaj tolerimit të regjimin e tij. Kjo ide po zë vend gjithnjë e më shumë në mediat perendimore, sidomos pas paktit Rama Meloni për pritjen e refugjatëve në Shëngjin dhe pas vizitës së sekretarit Amerikan Antony Blinken në Tiranë.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane 

Menjëherë pas vizitës së sekretarit të shtetit në 15 shkurt në Tiranë, media franceze online që merret me rajonin tonë, “Courrier des Balkans” bëri një analizë ku vërente se “Gjatë tetë orëve të kaluara në Shqipëri, Antony Blinken nuk ka takuar asnjë përfaqësues të opozitës”. Duke folur për sjelljen e perendimorëve ajo konkludonte: “Ata bëjnë thirrje për demokraci dhe shtet të së drejtës, por mbështesin autokratë të korruptuar në Ballkan, nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç te kryeministri shqiptar Edi Rama”.

Po në të njëjtën filozofi mbështetej edhe artikulli me tre autorë, Jean-Arnault Dérens , Laurent Geslin dhe Simon Rico, i portalit më të madh online ne Francë, Mediapart. Ata pyesnin: “Por si u bë regjimi i kryeministrit Edi Rama partneri i privilegjuar i Perëndimit në Gadishullin Ballkanik, ndonëse liritë themelore vazhdojnë të përkeqësohen në Shqipëri”?

Vizita/ Blinken mbron Ramën, hesht për Albin Kurtin

Më poshtë shkrimi jepte dhe përgjigjen: “Ai (Edi Rama /shënim i Lapsi.al) nuk pushon së shpalluri se vendi i tij është “shteti më pro-evropian dhe proamerikan” në rajon. Për më tepër, Tirana është tërësisht në linjë me politikën e jashtme perëndimore për luftën në Ukrainë, por edhe në Lindjen e Mesme. Pavarësisht një popullsie kryesisht myslimane, Shqipëria pretendon kështu se jep mbështetjen e saj të plotë për Izraelin, në dëm të Palestinës. Për të gjitha këto arsye, partnerët perëndimorë janë të gatshëm të fshijnë devijimet “të vogla” të regjimit të tij nga sundimi i ligjit. Vitet e fundit, reforma në drejtësi e kërkuar nga Bashkimi Evropian, për shembull, është devijuar nga objektivat e saj: procesi i verifikimit të integritetit të gjyqtarëve ka shërbyer në realitet për të përjashtuar të gjithë ata që supozohej se ishin pranë opozitës.

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit 

Vendi po bie gjithashtu në renditjen vjetore të lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF). Kjo kishte nxitur edhe zemërimin e Edi Ramës në vitin 2022, i cili denoncoi “gënjeshtrat” e RSF-së.

Flluska befasuese e pasurive të paluajtshme që është krijuar në Tiranë në mënyrë të habitshme nuk po tërheq shumë vëmendje në Perëndim, edhe pse shoqëria civile paralajmëron se ky bum i pakuptueshëm ndërtimi po përdoret mbi të gjitha për të pastruar paratë e drogës”.

E tillë me sa duket po konsiderohet edhe lëvizja për ti dhënë NATO-s Kuçovën, ose propozimi për të shndërruar portet shqiptare në baza të aleancës. “Baza është një aset për të gjithë rajonin, ne do vijojmë përpjekjet për të vënë në përdorim të NATO-s edhe portin ushtarak të Porto Romanos”, tha gjatë ceremonisë së hapjes së bazës në 4 mars ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Në fjalën e tij i ngarkuari me punë i SHBA, David Wisner, nuk harroi të shtonte: “Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne qëndrojmë së bashku”.

Pikërisht kjo me sa duket e ka bërë edhe kronikën e radios franceze RFI të përfundojë me konkluzionin: Se Rama e blen mbështetjen ndërkombëtare duke u sjellë si një aleat i bindur gjeostrategjik.

©Lapsi.al

 

 



30 Comments

  1. Nuik ka gje me absurde se ate qe thone se Rama po shet interesat e Shqiperise per interesin

    e tij personal. Pse cfare do te shese KM, a mos i ka lene babai ndonje pyll qe te shese dru, a

    mos i ka lene ndonje miniere te shese mineral, a mos i ka lene ndonje fabrike qe prodhon

    ka ndonje profesion qe te shese produktet e punes se tij pervec disa zhgarravinave qe nuk e

    ka shitur asnje derisa u be kryeminister dhe tani ja dhuron Zelenskit per ti perdorur ne lufte

    me Rusine? Te jetosh si mbret pa qene mbreteri, te jetosh si sheik pa pasur puse nafte, te kesh

    para pa fund pa qene bankier, epo te gfjitha keto nuk behen pa shitur ndonje gje, dhe kush eshte

    me e pavlere per KM se interesat e Shqiperise e popullit shqiptar ?

      1. Sigurisht qe na e ka futur gjithe shqiptareve e po ben qejf.
        Pse kot e mbante jashte 30 vjecari ne plazhet eFr.
        Esht pjelle e vepres se Saliut me PiSat, byproduct i thone.

  2. Perla e ditës, Berisha nga shtëpia: Garantoj NATO-n se do e mbështesim pa rezerva (qetësohet Uashingtoni e Brukseli)Sipas bushatit nipit me valixhen e drurit po na thote rama e bleu dhe kalane fundit ne bote,bushat blidhi Pllumat tani,se dhe salihu i valixhes po i vjen ngordhja.

    1. Për patronazhistët që krenohen me këtë bazë që i hodhën bazat që kur ishte ministër mbrojtjeje Imami . Ishte diçka e planifikuar dhe do bëhej. Ajo marrveshje ka firmën e Berishës siç anëtarësimin në NATO që antishqiptari Rama e quante Natë. Nuk keni kujtesë ose nuk ju pëlqen!!!

      1. Qe ta kujtosh me mire o Gimo antaresimin ne NATO e realizoi Fatos Nanua para terheqjes se tij nga politika ne 2005. Erdh Berisha pasandaja korri te mbjellat e Nanos. momentin e inagurimit final.

  3. Lajmi këtu është që Shqipëria tani ka një forcë ajrore, aktive të NATOs në vend. Kjo mbetet, kurse hartimet e Lapsit sot janë shkruar, nesër harruar.

    1. Shqiperia prostitute e pabreke na paska force ajrore…?
      Tutori saj mbase po, por kurva Shqiperi… Cik si zor …

      1. Zoteri analfabet, meso te lexosh. Force ajrore aktive te NATOs – thashe une. Pastaj, prostituten gjeje tek shtepia jote ti.

  4. Kete baze e ka krijuar xhaxhi mor cecen i non-grates.

    NON-GRATA vetem 97′ dhe firmat piramidale ka firmosur.

  5. Edhe pse sot, nga maja e penxheres i shprehu mbështetje bazës ushtarake të NATO në Kuçovë, (pa ja kërkuar njeri) çdo mbasdite mban nga një fjalim kundër SHBA dhe perëndimit që e ka sanksionuar “non grata” dhe familjarisht si hajdut, duke u përpjekur të krijojë një kontingjent taliban antiperëndimorë në Shqipëri. Salihu vetem firmen,por sa ishte salihu ne pushtet nuk u afruan as amerikanet as nato o maloku cecen gimi,sepse e dinin qe eshte spiun i serbo-ruseve.

  6. makina ushtarake e Shqipërisë kishte 1.200 tanke dhe përbënte forcën tankiste më të madhe në rajon. Forcat ushtarako-ajrore kishin 196 avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe vetëm baza e Kuçovës kishte 140 avionë ushtarakë.

    Flota ushtarako-detare kishte 100 luftanije të tipeve të ndryshme. E gjithë kjo makinë ushtarake e dobishme për mbrojtjen e atdheut u shkatërrua si me shkop magjik nga një urdhër suprem.Salih Berisha president.

    1. Kanë kaluar 33 vite qëkur Shqipëria u bë një vend i hapur megjithë botën e nuk kishte nevojë që me ate ekonomi mizerabël, të mbante gjithë ato tanke, avionë e anije ushtarake të prodhimit rus e kinez,
      Kujt i hynë në punë gjithë ai arsenal luftarak që kishte grumbulluar paranoiaku diktator kriminal ?
      Sa mijra bunkerë pat ndërtuar paranoiaku për tu mbrojtur nga imperializmi anglo-amerikan e më vonë nga socialimperializmi sovjetik ?
      Cdo avion kushtonte sa 10 pallate, më shumë akoma kushtonin anijet luftarake jo vetëm për blerjen , por edhe mirmbajtjen e tyre.
      Sikur ato para të përdoreshin për industrinë e bujqësinë shqiptare, grekërit do të vinin e të kërkonin punë në Shqipëri e jo ne atje apo në gjithë botën.
      Që të kenë nostalgji për kohën e qoftëlargut një pjesë e madhe e pensionistëve që ndonëse marin pensionet më të ulta në botë , votojnë për ish Partinë e punës, kjo edhe mund tju falet , sepse kanë rrjedhur nga trutë, po çdreqin keni ju të rijtë që kjo kohë jua solli modelin e jetës moderne e të jepni mendimet tuaja lirisht nëpër media duke përdorur telefonë dixhitalë, që të keni trutë e pleqve ?
      Një skuadrilje me 3 avionë nga ata që erdhën dje në Kuçovë , në një betejë ajrore mund të asgjësonte 30 avionë nga rrangallat ruse të luftës së dytë botërore

  7. Ne 1940 shqiperia I shpalli lufte Greqise dhe akoma ky ligj nuk eshte ndryshuar
    Mos pret Bushati qe ti shpallim lufte sepse nuk kemi asnje ushtar shqipetar.
    Ngelem mercenare tere jeten
    Edhe muti le te vije tani vetem Greku jo.

    1. E ngatrron pak,
      Ne 1940en Italia fashiste sulmoi Grekun nga toka shqiptare e pushtuar prej Musolinit, me ushtrine e vet italiane.
      Tashti, fashizma u denua prej njerezimit, Shqiperia u radhit ne viktimat e tij dhe me bllokun fitues. Car kari do Greku qe fajeson akoma Shqiperine per 1940en, ne kete e dime mire.

    2. Shqiperia u be nje prostitute dhe nje bordell amerikan qe kur iku komunzmi ku Amerika solli vetem shkaterrime dhe rrenime

  8. Paskena pasur arsenal armesh me teper se cdo shtet ne Ballkan, po thenien e Milloshevicitqe, Shqiperine vetem me cifte e pushtoj.Mende madhesia eshte e te zezit vet, andaj mashtrimi me numer armatimesh eshte genjeshter e madhe, te zmadhuara e shume fishuara.Me 55000 oficere, dhe maksimumi me 100,000 ushtare efektiv, do sundoje ballkanin.Pushke, e automatike mund te kishe mbi normen, por teknika, nderlidhja, e aviacioni i prapambetur ishte mbrapa te tjereve.Edhe sot mburrja vjen me te tjere, se dihet ne cgjendje eshte ushtria joje.Ate e firmosi ky Berishe qe ju mekatare te kombit, e shqiptareve, si trashgimtare me prejardhjesh kriminelesh mburreni me ate qe ia vodhet, e kush pa, ju qe tere jeten therrisnit,,,poshte i.perializmi amerikan, Kjo eshte karakteri kurves komuniste qe ha dhe bijte e vet.

    1. Poshtë imperializmi amerikan, poshtë kishat e xhamiat kanë thërritur komunistët Sali Berisha dhe Tritan Shehu, për të cilët Nexhmija shtronte darka e dreka në shtëpinë e saj.
      Sa herë ke ngrënë dhe ti i paudhë i orës 03:48 mëngjez në shtëpinë e Nexhit?

  9. NATO është një organizatë politike ushtarake që bashkon shumë shtete të sistemit demokkratik.
    Në momentin kur sejcili shtet antar i saj ka nënshkruar hyrjen në te, sigurisht që ka hequr dorë nga
    politikat ushtarake të pamvarura..
    Pra nga viti 2009, ushtria shqiptarë është vënë në komandën e përgjithëshme të Aleancës Atllantike.
    Nuk ka qenë ish Partia e Punës, sot Partia socialiste, ideatore e antarësimit në NATO, pëtkundrazi, historikisht ka qenë një armike e saj.
    Mediat perëndimore nuk e njohin sa duhet realitetin historik shqiptar, prandaj nuk duhet të referohemi në opinionet e tyre për vendin tonë.
    Rihapja e bazës ajrore të Kuçovës, nga një bazë e dikurëshme e perandorisë komuniste sovjetike, në një bazë të NATO-s, ndonëse është një ngjarje për Shqipërinë , lidhur me situatën aktuale në Europë, nuk duhet të komentohet si një forcimi pozitave komuniste të PS, apo të shefit të saj.
    Nuk besoj kursesi që shtetet e fuqishme perëndimore i besojnë retorikës kameleonike të Ramës.
    Ai ka dhënë prova se e “dredh” më shumë se Likja në mardhëniet ndërkombëtare.
    Nuk besoj gjithëashtu se hapja e kësaj baze ajrore e bazës detare të Porto Romanos, janë nisma të Ramës, siç e komentojnë servilët e tij..
    Në fakt, ceremonia e djeshme e “inagurimit”, zbuloi fare hapur se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend europian, pa flotë ajrore ushtarake..
    Pamë në ceremoni, që në aerodromin “e inaguruar”, fluturuan e u ulën dy avionë modernë të ardhur nga Italia, dy helikopterë nga SHBA e disa dronë nga Turqia.
    Dëgjuam në këtë ceremoni një orkestër frymore muzikore të ushtrisë shqiptare, me nivel artistik më të ulët se orkestrat e tilla në fshatrat e Europës.
    Duke parë pamjet e këtij aeroporti pa avionë, sejcili mund të pyesë, si është e mundur që qeveria Rama ka ardhur në pushtet që prej 11 vitesh, e nuk ka asnjë avion ushtarak për mbrojtje, e mburet me “invazionin turistik” meqë ka ndërtuar pyje të tëra hotelesh e godinash shumëkatëshe , origjina e parave qindra milionëshe të ndërtimit nuk dihet.
    Vetëm me paratë e inceneratorëve inekzistentë, mund të ishte blerë një flotë e vogël avionësh e të ishte vënë në shfytëzim , ish Qyteti Stalin.
    Rama është përkujdesur të ketë avionin e tij personal, për të aktruar si lider botëror , e nuk ka harxhuar asnjë lek për mbrojtjen e Shqipërisë, duket nga “besimi” që ka tek vëllai i tij Vuçiç, e besimi tek vëllai tjetër. Erdogan që do të na mbrojë.
    Hiqeni nga mendja se ai po ju a hedh shteteve perëndimore e ata nuk e dijnë se ku ka shkuar niveli i korrupsionit e shtypjes së të drejtave të njeriut.
    Një drejtësi e monitoruar e mbështetur financiarisht nga perëndimi, e një bazë ushtarake e NATO-s, do të ndihojë që shqiptarët të shkëputen nga regjimi i tij putinist.

  10. Kur enverr pederasti “hoqi” bazen ruse, perendimi e rrespektoi duke e lene te vriste popullin e vet.
    Rrespekte per moterqirajt.

  11. Pas asaj tradhtie të rëndë kombëtare që iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve me shkatërrimin përfundimtar të ushtrisë, të mbrojtjes së këtij vendi, që për cilindo të vend, sado i fuqishëm të ishte, sepse vetëm asetet ushtarake të shkatërruara ishin 130 miliardë dollarë. Po të marrësh në konsideratë faktin që në 24 orë, Poliçani prodhonte 40 tonë municion në ditë dhe po të kesh parasysh faktin që vetëm fabrika e armëve në Gramsh prodhonte 480 kallashnikovë në 24 orë dhe po të kesh parasysh faktin që kishim 192 avionë luftarakë, plus 6 helikopterë ushtarakë, dhe po të kemi parasysh faktin që kishim 1.200 tanke Nje malok kar i ores 03:48 qe ne vend te fleje gjume me gruan del dhe komenton ne kete ore vetem qe te bej sherbetorin e devotshem per kriminelin serb salih karaxhic berishen qe shkatarroje dhe e shiti per skrap pasurine kombetare.

    1. Po cke me gjumin e malokut or babam, ku e di ti qe s’komenton nga ana tjeter e botes ku je ti llako…
      Sa per uzinat Gramsh e Polican ramazoni premtoi se do modernizoj infrastrukturen e vjeter ‘ushtarake’ qe te kenaqi ty dhe gjithe Trump-at e Erdoganet e dynjase.

  12. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi.se je kar qe salihu te perdor sa i kruhet bytha,ndryshe nuk cohesh nga gjumi ne 4 te mengjesit si lugat per tja kruajtur bythen salihut,Maloket ne qytet,kombi ne rrezik.

  13. “Ranë të tëra strukturat e shtetit, në presionin e revoltës popullore të gjitha u shthurën. Janë fshehur një pjesë e tyre, një pjesë iku jashtë. Iku ministri i mbrojtjes, familja e Berishës iku fjeti një muaj në Brindisi. Mbeti pa shtet. Presidenti i asaj kohe, Berisha mbeti me 4 muret e zyrës dhe priste nga çasti në çast të arratisej.

  14. Vetem nje gje duhet te kene parasysh kush ben aleance me ne shkon per lesh shum shpejt. E kemi kemben komplet ters.

  15. Kanceri non-grata e shkaterroi ushtrine dhe industrine dhe ne vend te tyre mbolli 97′, kjoskat dhe firmat piramidale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *