• |
ide | kryesore

Gjyqtarja merr letrën kërcënuese, kërkon mbrojtje të posaçme në KLGJ

Lajme, Të fundit



Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi ka kërkuar mbrojtje të posaçme nga KLGJ, pasi ka marrë një letër kërcënuese. Në shkresën që gjyqtarja i ka drejtuar KLGj-së, e vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë.

“Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnsa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme“, thuhet në letrën e gjyqtares.

Ky kërcënim me letër duket se e ka burimin tek një telefonatë që kancelari i Gjykatës së Tiranës ka marrë nga një prokuror, i cili e kërcënoi dhe fyeu. Në bisedë u përmend edhe emri i gjyqtares, të cilën ky prokuror e kanosi me jetë. Kancelari e ka kallëzuar penalisht prokurorin, si dhe ka vënë në lëvizje dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar procedim disiplinor ndaj prokurorit, për thyerje të rëndë të etikës profesionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *