• |
ide | kryesore

Reagon Berisha: 3 arsyet e procesit farsë të zgjedhjes së Presidentit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku e quan procesin e nisur nga mazhoranca për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, “një farse vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave te mafies per te kapur nga Edi Rama institucionin e fundit te narkoshtetit”.

Në komentin e tij të gjatë Berisha thotë se “Rama nisi farsen e procesit te kapjes se institucionit te fundit atij te Presidentit te Republikes per te kapur keshtu 96,8% te te gjitha pushteteve ne Shqipëri”.

“Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikojë:
1-Emrat ne zarfe top sekret qe vetem ai i hapen!
2-Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me e-mail, të mos guxojë t’i shqiptojë në publik emrat.
3-Negociata me opoziten e emeruar apo Basho-opoziten mbasi e ka te qarte se opozita e vertete nuk do merrte pjese kurre ne nje farse vulgare, qesharake dhe mafioze me te cilen Edi Rama do realizoje pushtetin absolut ne Shqiperi” – shkruan Berisha.

“Dënoj me ashpersine me te madhe kete proces farse me te cilin Edi Rama pas grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po perdhos institucionin e Presidentit te Republikes dhe me mandate kallpe po e uzurpon ate” – shkruan ish-kryeministri. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Sali. Tashme je i delegjitimuar prej demokrateve te vertete. Je vetem pa mbeshtetjen e popullit qe ke tradhetuar prej 32 vitesh.

  2. Je NON GRATA… O pallosh.
    Nuk e harrojm ne se kush je ti.
    Me damken qe ke ti, as drejtor ndermarje nuk behesh.
    Bjeri defit bjeri.

  3. Berisha ti je nje farse e shpifur, pa shije, e pa besueshme dhe e lodhshme. Pse nuk na ben nje here te vetme nje nder e na zhdukesh nga syte!

  4. Me sa duket Saliu nuk heq dore nga drejtimi i Foltores me komuniste e kriminele, me bije e bija komunistesh e gra kriminelesh.

    Pikerisht ketu qendron skandali.

    Ne kete dege kryetare per Foltoren nga grupi i shkaterrimit te PD eshte emeruar nga Saliu dhe grupi i tij Onelda Gjin Zefi, e bija e nje ish- punonjesi te Sigurimit te Shtetit ne kohen e diktatures nga Puka, ku me firmen e te atit Gjin Zefit jane burgosur e internuar me qindra persona te asaj zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *