• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë avokati shqiptar në Itali, policia sekustron kamerat e sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aineo Redo 49 vjeç me profesion avokat është gjetur i vdekur sot në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari është gjetur me fyt të prerë me thikë në Reggio Emilia. Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekur dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetërasje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *