• |
ide | kryesore

Johnny Depp dëshmon sërish: ‘Nuk më lejuan të kisha të drejtë’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Johnny Depp rifilloi dëshminë e tij në një gjykatë në Fairfax, Virxhinia në çështjen e gjyqit kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Depp diskutoi ndryshimin e natyrës së marrëdhënies së tij me Heard. Ai e akuzoi Heard-in për thirrje dhe komente nënçmuese për të në disa raste në marrëdhëniet e tyre që do të përshkallëzoheshin në debate.

“Nuk më lejuan të kisha të drejtë, nuk më lejuan të kisha një zë”, tha Depp.

Një debat mes ish-çiftit në vitin 2015 përfundoi me Depp që kërkoi kujdes mjekësor për një gisht të prerë pasi, pretendon ai, Heard i hodhi një shishe vodka.

“Ajo hodhi shishen e madhe me vodka dhe une pata njw kontakt me dorwn duke shkaktuar thyerjen kudo,” dëshmoi Depp. “Pastaj shikova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë”.

“Nuk e di se si ndihet kriza nervore”, shtoi Depp. “Por kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë.”

Heard e ka mohuar pretendimin.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *