• |
ide | kryesore

Johnson: Të merresh me Putin si të negociosh me një krokodil

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se diskutimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës ka të ngjarë të dështojnë.

Boris Johnson tha se të merresh me presidentin rus Vladimir Putin ishte si të bësh bisedime me një “krokodil kur e ke këmbën në nofullat e tij”.

Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi për në Indi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Putini mund të shkojë të negociojë vetë nëse do të kishte fituar një pozicion të fortë në Ukrainë.

Ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë të nisë një sulm të ri në kryeqytetin Kiev. Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendon se presidenti Zelensky dëshironte të shihte forcat ruse të largoheshin nga Ukraina lindore.

Por ai tha se Zelensky do të konsideronte të fliste edhe për Krimenë një gadishull që u aneksua nga forcat ruse në 2014. Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën,” – tha ai. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *