• |
ide | kryesore

Kthim pas 10 vjetësh në Stadium e kandidat për president, Del Piero: “Asnjë takim sekret me Juventus”

-Instant, Sport



“Maurizio Arrivabene e shprehu shumë mirë atë që ishte vizita ime, nuk kishte asnjë motiv të fshehtë. Këto zëra më befasuan, nuk ka asgjë të tillë. Asnjë takim sekret. Përshëndeta Andrean, Pavelin, shumë nga ish-shokët e skuadrës dhe isha shumë i lumtur që e bëra këtë”. Alessandro Del Piero tenton të shuajë zërat që kanë dalë ditët e fundit për një të ardhme të mundshme si president nderi i bardhezinjve, pas rikthimit të tij së fundmi në Stadium pas 10 vjetësh.

“Ishte një moment fantastik në nivel emocional, ishte momenti i dhjetë viteve që është i vështirë për t’u shpjeguar, ashtu si është ky – tha Pinturicchio në studiot e Sky – Kur perceptohen kaq shumë emocione, nuk është e lehtë të shpjegohet me fjalë. Nuk ishte e parashikuar, nuk kishte asnjë përgatitje dhe ishte bukur kështu. Është krijuar një lidhje e veçantë mes meje dhe botës së Juventusit, kur them se dua të falënderoj nuk është retorikë”.

Përse kaluan kaq shumë vite para se të kthehesha në shtëpi? “Nuk kishte asnjë mundësi më parë për cështje të ndryshme, këtë javë ishte mundësia që të sillja këta djem për të parë ndeshjen. Juventus më kërkoi të përshëndesja tifozët dhe padyshim që isha shumë shumë i lumtur, jam shumë i lidhur me atë stadium, edhe pse luajta atje vetëm për një vit. Ishte një vit shumë i veçantë”.
Në fund, argumenti kthehet në lidhje me afrimin e mundshëm te Juventus: “Në këtë moment duket e pavend të komentosh një hipotezë që sot nuk ekziston. Marrëdhënia mes meje dhe këtyre ngjyrave mbetet fantastike pavarësisht se çfarë ndodh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *