• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Zgjedhjet në Francë, dështimi i BE dhe Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar në një intervistë për Neës 24 zgjedhjet në Francë, ku Macron u konfirmua sërish si president. Lubonja thotë se influenca e Le Pen po rritet duke treguar se Europa po dështon.

Por Lubonja thotë se me Macron në krye të Francës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si më të rrezikuara nga influencat ruse, mund të futen më shpejt në BE.

“Zgjedhjet në Francë treguan se e djathta ekstreme është shqetësim në rritje. Le Pen fitoi vetëm në periferi. Në perëndim të majtat kanë qenë më të fuqishme. Po t’i shtojmë edhe BREXIT në Britani, ishte një ndeshje mes këtyre dy zonave.

E majta ka qenë për një sistem tjetër dhe nuk ka ndërtuar dot një qasje tjetër. E djathta ka disa pika të forta që janë te konservatorizmi, që e shohim se është i fortë. E majta nuk e ka nacionalizmin.

Macron e ka si pikën e tij më të fortë, ka ndryshuar shumë qëndrime, por një se ka ndryshuar, idenë e Europës. Le Pen ishte më nacionaliste, por edhe ajo kërkon ndryshimin e Europës. Macron mund të konsiderohet progresist në krahasim me konservatorët.

Fjala progres është pak e dyshimtë, duhet të dimë se çfarë të themi. Për mua është progres. Për rajonin, për vende si Shqipëria, Maqedonia që mund të jenë të rrezikuara nga influencat ruse, mund t’i shpejtohet një lloj futjeje brenda, më shumë se sa nga Le Pen, e cila i lë më jashtë duke qenë se është dhe anti-emigracion.

Është mundësi më shumë për ne. Kontradiksionet do mbeten, pasi është problem i madh se pse po rritet Le Pen, se po dështon Europa. S’jam optimist se Europa e Macron do të jetë e suksesshme. Kjo ishte fitore e kësaj ideologjie dominate.

Por përtej kësaj mbetet problem i një Macroni që e ka harruar fare të majtën dhe po ia merr këta votues Le Pen. Ne jemi diçka e mesme, që Europa e fut gjeopolitikisht, por nuk futesh dot organikisht. Ne kemi ende probleme, pasi jemi një vend ku nuk ka ende zgjedhje të lira dhe të ndershme”, – tha Lubonja. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ne shqiptaret, si asnje popull ne Europe te pakten, jemi shume kritike ndaj vetes. Nga njera ane, kjo eshte dicka e mire qe tregon se kerkojme nga vetja me shume se nga dikush tjeter, apo modesti ne pergjithesi, por nga ana tjeter eshte mungese vetebesimi e vetevleresimi si popull.

    E dime kush jemi dhe Lubonja ka te drejte. Megjithate nuk mendoj se Bullgaria, Rumania, Sllovakia, etj, vende qe hyne plot mangesi ne BE ishin me mire se Shqiperia ne shume drejtime te rendesishme.

    Ndaj them se cdo shqiptar duhet te mendoje e luftoje qe te jemi pjese e Europes se Bashkuar. Edhe duke i ditur sfidat e saj, ne duhet te jemi pjese e tyre dhe te realizojme endrren tone te kahereshme, Shqiperia pjese integrale e Perendimit.

  2. Totalisht injorant dhe qenie pa dije dhe ideologji.

    Shqiptatet ne 90 donin te ishin pjese e perendimit sepse e shikonin si zgjedhjen me te mire ne lidhje me ate cka kishin kaluar por nuk e dinin cfare degjenerimi perendimi perfaqesonte

    Shqiptaret sot duan te jene pjese e BE sepse kujtojne se do vlojne parate dhe do emigrojne me lehte.

    Perseri mungese ideologjie dhe vizioni.

  3. o Tos marmalata por MAcron a nuk u mbeshtet nga e majta ekstreme qe fitoi apo ti sheh vetem njerin krah. Njerezit po zgjohen nga endrra e keqe ku po e fusin Globalistet me Schwab ne krye dhe nuk ka asgje te keqe qe dikush te doje vendin e vet dhe te luftoje per mireqenien e bashkombasve te vet dhe jo si politikanet tane bythqira qe zihen se kush ti serviloset ambasadoreve te huaj

  4. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CU,KRESHNIK SPAHIUT DHE EDI RAMES

  5. Ne France e majta eshte po thuajse inegzistence, e djathta po mbizoteron ne france, francezet si te majtet e te tjeret votuan presidentin aktual per te shmangur ekstremin e djathte. Realisht ekstremi i djathte eshte shume afer pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *