• |
ide | kryesore

Milan e Inter, nisin sprintin titull, të mërkurën ‘vendimi’ i parë: edhe kalendari në favor të Inzaghit

-Instant, F1, Sport



Gjithcka në rikuperimin e të mërkurës në Bolonja dhe në katër javët e fundit të kampionatit. Me humbjen e bujshme të Napolit në Empoli, cështja titull tashmë është zyrtarisht punë mes Milanit dhe Interit. Parakalimi momental në krye i zikaltërve, pas fitores së pastër ndaj Romës së ish-Mourinhos, kundërparakalim i kuqezinjve falë suksesit të minutës së fundit në Olimpico ndaj Lazios me përmbysje.

Dy pretendentët për titull nuk gabojnë asgjë: një sukses i skuadrës së Maurizio Sarrit ndaj Stefano Piolit do t’i hapte rrugën titullit të dytë radhazi të Interit, ndaj tani ndeshja e Dall’Aras bëhet më vendimtare se kurrë. Nëse do të kishte sukses, skuadra e Simone Inzaghit do të gjente kryesimin e renditjes, 81 ditë pas herës së fundit: ishte java e 24, ajo e humbjes në derbi, e cila nisi fazën e rënies së zikaltërve (Milani parakaloi në të 25-ën me fitoren ndaj Sampdorias dhe barazimin e njëkohshëm të kushërinjve në Napoli).

Performanca ndaj Romës ka rikthyer një Inter, që e ka kapërcyer momentin e vështirësisë, ka rigjetur lojtarët fondamentalë dhe atë forcë mendore që kishte karakterizuar pjesën e parë të sezonit. Fitorja e pestë radhazi ndaj verdhekuqve dhe një konfirmim i kompaktësisë së grupit skuadër. 2-1 i mbërritur në finale të ndeshjes ndaj Lacios tregon se Milani është aty, ata besojnë te titulli dhe do ta bëjnë këtë deri në fund. Falë edhe kontributit të të rikthyerit Ibrahimovic: suedezit iu desh një cast që ta bënte praninë e tij në fushë të ndihej dhe t’i jepte Tonalit një asist për golin e fitores, i cili vlen +2 në renditje.

Rikuperimi në Bolonjë dhe katër javë nga fund. Në letër, kalendari i Interit është më pak i komplikuar se ai i Milanit. Kuqezinjtë do të përballen me Fiorentinën në San Siro, më pas Veronën jashtë, Atalantën në shtëpi dhe e mbyllin në stadiumin Mapei kundër Sassuolos. Nga ana e tyre, Interi pas Bolonjës do të shkojë në Udine, më pas do të presë Empolin, do të luajë në transfertë në Cagliari dhe ndeshjen e fundit në San Siro do ta luajë me Sampdorian. E mërkura është mundësia e parë për Interin për të ngritur zërin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *