• |
ide | kryesore

Vdes njeriu më i vjetër në botë/ Kjo grua ishte 119 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua japoneze e certifikuar zyrtarisht si personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 119-vjeçare. Kane Tanaka lindi në vitin 1903, në të njëjtin vit me George Orwell, në një kohë kur Japonia po shfaqej si një fuqi globale.

Ajo u martua një shekull më parë dhe kishte 4 fëmijë. Ajo i kaloi vitet e saj të fundit në një shtëpi kujdesi japonez, ku shijonte lojëra në tavolinë dhe çokollatë.

Kur lindi ajo, Theodore Roosevelt ishte president i SHBA dhe Eduardi VII ishte mbreti britanik. Vëllezërit Wright kryen fluturimin e parë të kontrolluar të aeroplanit të tyre me motor dhe për herë të parë u organizua Tour de France.

Një vit më pas, Rusia hyri në luftë kundër Japonisë, duke pësuar një disfatë të madhe.
Tanaka ishte e shtata nga 9 vëllezërit e motrat e saj. Ajo u martua në moshën 19-vjeçare dhe drejtonte biznese të ndryshme, duke përfshirë edhe një dyqan petësh.

Burri i saj, të cilin ajo nuk e kishte takuar deri para ditës së dasmës së tyre, luftoi në Luftën e Dytë Sino-Japoneze në vitin 1937, ndërsa djali i saj luftoi në Luftën e Dytë Botërore dhe u mbajt si rob nga Bashkimi Sovjetik.

Tanaka duhej të merrte pjesë në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios, por pandemia Covid e pengoi ta bënte këtë. Në një ceremoni që e njohu atë si personin më të vjetër në botë në vitin 2019, ajo tha se ishte më e lumtur se kurrë.

Me vdekjen e saj, tashmë personi më i vjetër në botë është Lucile Randon, një murgeshë franceze 118-vjeçare. Personi më i vjetër i gjallë mbetet francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në moshën 122 vjeç e 164 ditë në 1997.

Japonia ka popullsinë më të moshuar në botë. Më shumë se një e katërta e shoqërisë janë të moshës 65 vjeç e lart. Dieta, kujdesi shëndetësor dhe fakti që shumë njerëz të moshuar vazhdojnë të punojnë deri në vitet e tyre të mëvonshme janë identifikuar si arsye të jetëgjatësisë së tyre. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *