• |
ide | kryesore

Aksident në Krujë, 4 persona përfundojnë të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Blutë njoftojnë se dy makina janë përplasur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *