• |
ide | kryesore

Kievi shpall shtetrrethimin gjatë natës

-Instant, Lajme, Planet



Kievi ka shpallur shtetërrimin nga ora 22:00 deri  në orën 5 të mëngjesit të kësaj jave, sipas skynews.

Shtetrrethimi do të jetë në fuqi deri të premten për shkak të “veprimeve provokuese” të Rusisë, tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit.

“Gjatë shtetrrethimit është e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë kërkesat dhe vendimet. Masa të tilla ndihmojnë në mbrojtjen e popullsisë nga veprimet provokuese të armikut,” tha Oleksandr Pavliuk.

Forcat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit, kështu që ende nuk është e qartë se pse Kievi ka marrë një vendim të tillë. Megjithatë, Ukraina ka pretenduar më parë se disa diversantë rusë po përpiqeshin të vrisnin presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *