• |
ide | kryesore

Milan gati të bëhet klub sheikësh: tratativa me Investcorp do të mbyllet në fund të kampionatit

-Instant, Sport



Milani është gjithnjë e më pranë kalimit në duart e Investcorp. Negociatat mes fondit të Bahreinit dhe Elliott po ecin me shpejtësi, aq sa mbyllja duket se është vërtet një hap larg. Ka shenja të një akordi të afërt, në kohën kur nga njëra anë është në vazhdim e sipër analiza e llogarive të klubit kuqezi, ndërsa në anën tjetër një ekip tjetër po punon për planin e biznesit.

Pasi të ketë përfunduar inspektimi i bilancit, do të procedohet me nënshkrimin, që është hapi teknik në të cilin fiksohet edhe vlera e operacionit. Shifrat janë gjithmonë ato që dihen tashmë: një marrëveshje prej 1.1 miliardë euro. Hap që pritet së shpejti, për të vijuar më pas me mbylljen. Firmat, sipas asaj që mësohet, duhet të mbërrijnë në fund të sezonit për të mos destabilizuar skuadrën në garën për titullin.

Praktikisht çdo gjë e përcaktuar, gjithnjë nëse nuk dalin pengesa të minutës së fundit: marrëveshja do të bëhet dhe Milani do të kalojë në pronësi të fondit Investcorp. Pronarët e rinj dëshirojnë të investojnë te kuqezinjtë, duke i rikthyer ata në top 10 klubet evropiane, si në fushë ashtu edhe për sa i përket qarkullimit të parave dhe të ardhurave. Shumë do të varet gjithashtu nga projekti i stadiumit, me Milan ende në pritje të dritës jeshile nga bashkia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *