• |
ide | kryesore

Negociatat/ Varhelyi me duar bosh në Tiranë. Sofja këmbëngul tek vetoja

-Instant, Kryesore



Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të mbërrijë në Tiranë me duart bosh. Vizita e tij më 28 prill nuk pritet të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave më BE-në as në qershorin e ardhshëm. Edhe gjatë takimit me kryeministrin Rama dhe më pas në konferencën e planifikuar për media, ai do të detyrohet të përmendë veton bullgare si shkakun e bllokimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Lexo me tej:

Negociatat sërish të bllokuara/ Arsyet e vetos bullgare

Këtë mesazh Oliver Varhelyi e mori të përsëritur edhe njëherë në turin e tij ballkanik, gjatë ndalesës së fundit në Sofje. Ai u përball aty me pretendimin se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se të fillojë negociata për anëtarësimin në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e parlamentit të vendit të saj dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë, fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Ky qëndrim i kryediplomates bullgare, që penalizon indirekt edhe Tiranën po duket se ka shumë pak gjasa të ndryshojë, deri qershorin e ardhshëm kur pritet të mbahet Këshilli Europian.

Politikani bullgar: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA i heq vizat Bullgarisë

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi, u shpreh i zhgënjyer me penalizimin që po i bëhet dy vendeve.

“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor, kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”, tha ai nga Sofja.

Olivér Várhelyi, komisioneri i interesuar për zgjerimin e klubit të autokratëve në BE

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qeveria Rama po bën përpjekje ende të pasuksesshme për ndarjen e fatit tonë nga Maqedonia. Por një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë shpejt dhe siç u pa edhe nga rezultatat e parafabrikuara që kryeministri nxori nga Këshillimi Kombëtar, këto lëvizje do të fillojnë vetëm nëse vendi ngel në klasë edhe pas dy muajsh.

©Lapsi.al

 



12 Comments

  1. Nje bariu i ra ujku ne tufen e deleve.

    A te mori gje- e pyeten komshijte.

    Jo kishte ardh me pru- ia ktheu bariu.

    Keshtu edhe ky, Varhelyi nuk ka ardhe per te sjell po per te marre, por ne (dmth rilindja) nuk e
    len pa gje, mjafton nje fjale e mire per sukseset imagjinare ne luften ndaj korrupsionit apo
    reformen ne drejtesi.

  2. Rithemeluesit filluan anatemimin dhe sulmet e pandërprera kundër “Guvernatores” Yuri Kim, sjelljeve “jo diplomatike” “ndërhyrjeve të paprecedenta dhe brutale të saj”, të shoqëruara me trysni dhe “ndërhyrje në organet gjyqësore shqiptare” etj. Fyerjet dhe shpifjet ndaj autoriteteve amerikane tashmë jane kthyer në moto të denigrimit që po u bëhet qëndrimeve edhe reagimeve të institucioneve amerikane nga Berisha, të cilin shqiptaro- amerikani Geri Kokalari i quajti ditët e fundit “kancer malinje” i demokracisë në Shqipëri.

    1. O komentues i orës 15.17. o nënë shkërdhym o motër qirë këtu sbëhet fjalë për PD dhe rithemelimin po bëhet fjaj për integrimin në BE që Ramës i erdhi nji sallatë e madhe për në sumë edhe nji pjesë për ty o derrr rilindas

  3. Po qe se ktiteret per tu hapur negociatat do ishte vjedhja droga korrupsioni do isim bete pjese e BE qe ne vitin e dyte te qeverisjes se doçit.. Nuk ka faj ai, fajin e ka Evropa qe paragjykon hajdutet!

  4. Berisha ka certifikuar sipas meje të gjitha aktet e rënda politike që Lulzim Basha ka ndërmarrë që nga 2013-ta deri më sot. Duke përfshirë mospjesmarrjen në koalicionin e reformës territoriale, djegien e mandateve, përpjekjen për të sabotuar zgjedhjet lokale të vitit 2019.

  5. Ah more Sali Berisha, edhe kete Varhelyi e solle duar bosh ne Tirane gjoja me shkakun e vetos Sofjes por ne realitet eshte qeverisja jota fund e krye korrupsion qe ka nga 2013 nga njeri skandal e deshtim tek tjetri.

  6. As në Moskën ‘armiqësore’, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt. Mund të ndodhë që në mes të natës këta njerëz të ‘fryrë’ si anti- amerikanë apo si ‘demokratë të Berishës’ t’i venë zjarrin selisë së Ambasadës.

  7. Lumturi Ratkoceri, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.

  8. peticioni i nisur nga disa përkrahës të tij, nuk është gjë tjetër veçse “xhihad” krejt aritificial që Sali Berisha ka nxitur edhe në të shkuarën nga lart, thjesht për interesa të ngushta.

    Në vitin 1997, për herë të parë, shefi i shërbimit sekret shqiptar, njeri i afërt i Sali Berishës, Bashkim Gazidede, artikuloi tentativat e një “xhihadi antiamerikan” në Parlamentin shqiptar, ku akuzoi Uashingtonin se ka rrëzuar Berishën nga pushteti

  9. Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

    Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”, shkruan Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *