• |
ide | kryesore

Ra në vaskat e peshkut, humb jetën fermeri në Roskovec

-Instant, Lajme, Të fundit



Një fermer ka humbur jetën paraditen e sotme në vendin e quajtuyr “Vaskat e peshkut” në Roskovec.

Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet bujqësor pranë këtyre vaskave, por për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka rënë aty duke u mbytur.

“Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *