• |
ide | kryesore

Superiore me ‘laps’ në dorë: ja çfarë mund të zyrtarizojë java e 31-të

-Instant, Sport



Kampionati e ka krijuar një ide të asaj që do të ndodhë, kur javët e mbetura janë 6, por matematika ka treguar se mund të jetë e rëndësishme dhe për momentin zyrtarizime nuk ka. Të paktën, jo deri në përfundim të javës së ardhshme, kur mund të shpallet ekipi kampion dhe të konfirmohet njëra nga skuadrat që përshëndet Superioren me destinacion Kategorinë e Parë.

Kështu, në ndeshjen direkte mes Tiranës e Lacit të vendit të dytë, mund të jetë titull edhe në rast barazimi. Bardheblutë kanë 15 pikë diferencë dhe nëse ndajnë pikët me kurbinasit do të ruajnë distancën me 15 pikë të mbetura në lojë, ku do të kenë në favor ndeshjet direkte me dy fitore e një barazim. Në anën tjetër nga rezultati i Egnatias, në sfidën direkte me Kastriotin varen shumë gjëra, nga Europa te playout e deri te rënia nga Kategoria.

Një fitore e rrogozhinasve, tani në kuotën 34, do të ndalonte vrapin drejt vendit të katërt të krutanëve, me 40 pikë, e do ti kthente të përfshirë në zonën playout, me Teutën që duhet të fitojë me Kukësin për të mos u kaluar në renditje nga Egnatia. Një fitore e skuadrës së Ramadanit e shoqëruar nga humbja e Skënderbeut në Loro Borici, me Vllazninë që lufton me Partizanin për një vend në Europë do zyrtarizonte rënien e dhimshme të korcarëve në Kategorinë e parë, me distancën nga zona e playout që do të bëhej 16 pikë me 15 të mbetura në lojë.

Dinamo, gjithashtu në një test shumë të vështirë në derbin me Partizanin, në të njëjtën situatë, do të mbetej në lojë me -14 nga shpëtimi, edhe për një javë, me matmatikën që do ta mbante gjallë. Të dyja skuadrat do të bëjnë tifo për Kastriotin, që me fitoren e 7 radhazi në kampionat, do të vazhdonte ndjekjen e Vllaznisë e Partizanit, respektivisht 2 e 3 pikë përpara, në kërkim të një arritje fantastike në zonën europiane.

Egnatia do të mundohet ta prishë rrugëtimin e të besuarve të Celës, sepse një fitore e krutanëve do ta bënte diferencën e zonës playout 5 pikë, nëse edhe Teuta fiton me Kukësin, që duhet të ruhet pas shpine nga ardhja e tre skuadrave për të mbrojtur Europën. Kështu, më të rrezikuarit për tu vecuar në luftën për të shmangur playout-in janë Egnatia e Teuta, që nëse humbasin ndeshjet e tyre do ta shihnin Kastriotin, respektivisht 9 dhe 7 pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *