• |
ide | kryesore

Zendaya zbulon arsyen pse nuk do të marrë pjesë në ‘Met Gala 2022’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur,Zendaya zbuloi së fundmi se nuk do të marrë pjesë në ‘Met Gala 2022’

Në një ntervistë të fundit për Extra, Zendaya  tregoi se nuk do të ishte e pranishme në festën e përvitshme të modës në New York City për shkak të punës.

“Urrej të zhgënjej fansat e mi këtu, por do të punoj”, tha aktorja . “Vajzajuaj duhet të punojë dhe të bëjë disa filma… I uroj të gjithëve më të mirat.”

Ky shënon vitin e dytë radhazi që Zendaya nuk do të marrë pjesë në event. Në shtator të vitit 2021, ajo zbuloi se nuk mundi të merrte pjesë  për  shkak të angazhimit të saj  për sezonin 2 të serialit ” Euphoria”.

“Met Gala 2022 “do të jetë më 2 maj në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York City. Kjo datë mbart traditën që eventi të mbahet të hënën e parë të majit, duke përjashtuar Met Gala-n e vitit 2021, që u mbajt në shtator.Aktorët ,Blake Lively dhe Ryan Reynolds do të jenë prezantuesit e eventit së bashku me fituesen e çmimit Oscar, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *