• |
ide | kryesore

“Dune”, pjesa e dytë e filmit shtyhet për vitin 2024

Arkiva, Stil
"Dune"



Greva e aktorëve të Hollivudit të lidhur me sindikatat “SAG-AFTRA”, e cila ka nisur zyrtarisht më 13 korrik, vijon të përfshijë aktorë dhe skenaristë. Dhe për rrjedhojë, produksionet nuk dalin të padëmtuara. Midis tyre, ai i “Dune Pjesa e Dytë”, kapitulli i dytë i shumëpritur i filmit me regji të Denis Villeneuve dhe me aktorë Zendaya dhe Timothée Chalamet. Filmi fillimisht ishte planifikuar të dilte në 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara. Florence Pugh, Rebecca Ferguson dhe Austin Butler do të jenë gjithashtu në kastin e kapitullit të dytë të “Dune”.

Në fakt, për shkak të grevës së aktorëve, nuk do të ishte e mundur të promovohej filmi në mënyrë adekuate dhe kasti nuk do të ishte i plotë gjatë ngjarjeve promovuese dhe previews. Për momentin, data e saktë me shpërndarjen e re do të ishte 15 Mars 2024. Por “Dune – Pjesa e Dytë” nuk është i vetmi film artistik që shtyhet për shkak të grevës së “SAG-AFTRA”. Discovery ka shtyrë gjithashtu datën e publikimit të “Godzilla x Kong: The New Empire”, e caktuar tani për në 12 Prill 2024, dhe “The Lord of the Rings: War With the Rohirrim”, e cila do të shtyhet përsëri në 13 dhjetor 2024. Aktualisht, megjithatë, publikimi në kinema i disa filmave të shumëpritur mbetet i pandryshuar, duke përfshirë “Wonka” dhe “Aquaman and the Lost Kingdom”, që do të mbërrijnë në vitin 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *