• |
ide | kryesore

Shërbim online pa sportele/ Rama: Do të keni asistentin digjital të ngjashëm me “Siri-n”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga 1 Maji nuk do të ketë më shërbime në sportele ka qenë deklarata që kryeministri ka dhënë në një konferencë për mediet. Kreu i qeverisë bën me dije se punonjësit e sporteleve do të punojnë brenda zyrave duke plotësuar dokumentet për t’i ofruar shërbim online qytetarëve. Gjithashtu, Rama theksoi se për herë të parë në Shqipëri do të ofrohet shërbimi ndaj klientit njësoj si “Siri” në Iphone.

“Pra nëse do të marrësh “dokument X” dhe që deri dje i merrte qytetari tani kemi filluar që pas datës 1 maj të gjitha këto do të ofrohen nga sistemi që do të thotë që cdokush që punon në sportel nuk do kenë përballë qytetarët që kërkojnë shërbim por do të kenë kompjuterin edhe qytetarët do të jenë në formë aplikimi. Cdo aplikim që kërkon dokumenta të ndryshme personi në sportel do të bëjë grumbullimin e dokumentave të nevojshme dhe më pas qytetari do të marrë përgjigjen sërish online. Hipoteka kërkon disa ditë për të sjellë përgjigjen, brenda disa ditësh do të të vijë në telefon hipoteka, të gjithë ata punonjës të administratës plotësojnë dokumentet e nevojshme…Vitin e ardhshëm do të kemi asistentin me zë, njësoj siç është “Siri” kështu do të jetë asistenti dixhital i çdo qytetari për të marrë shërbim të caktuar apo çdo lloj pyetje shërbimi do ta ketë në telefon asistentin me zë dhe do të kërkojë përgjigjen për atë gamë që lidhen me shërbimet me dokumenta”, u shpreh Rama.



26 Comments

  1. Preferoj patronazhistin e lagjes…..

    Te marrte muti elektroniken! Do te vare veten elektronika tani!

  2. Sistemet e ketyre kane probleme te medha. Po radhis nja 2 qe i kam perjetuar vete.
    1.Hedhin mesuesit notat online sikur jane edhe punonjes administrate nderkohe qe ne bote kete pune e ben dikush tjeter dhe i duhen 3 ore mesuesit shqiptar te hedhin notat e vetem nje klase sepse mezi funksionon sistemi qe rrotullohet vazhdimisht. Dhe mesuesit punojne si kafshe edhe ne shtepi sikur te mos kene as familje e asgje per tu kujdesur.

    2. Printoj certifikaten time personale dhe familjare dhe nuk printoj dot certifikaten e bebes time ne e albania. Mos ndoshta duhet ti hap llogari dhe femijes ne e albania per tia printuar?! Skandal. Mos kete prindi akses qe te printoje te gjitha certifikatat e familjes se tij vetem nga llogaria personale e secilit prind ne e albania. Aq me teper kur femijet jane nen kujdesin e prinderve.
    Etj etj

    1. Lumturi Ratkoceri, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.Pritni te vij dhe njehere ne pushtet salihu dhe shkoni rrini si shpellkare neper rradhe dhe duke paguar bakshish te skifteret e salihut

  3. E albania ka rezultuar shume pozitiv dhe eshte pritur mire nga qytetaret pasi ske pse pret me ore te gjata neper sportele por dalin dokumentat online

      1. Dhe ne duhet te digjitalizohemi si gjithe bote me risi te reja dhe me e rendesishmja te kursejme kohe qytetareve.

  4. Asistenti do të ketë zërin dhe shqipen e karlo bolinos, kështu që duhet pak imagjinatë për ta kuptuar

  5. Paradoksi eshte se ne kete vend s’kemi te sigurte energjine elektrike dhe e do te digjitalizoje gjithcka.

    Cfare digjitalizimi mund te presesh kur gjithe administrata jane patronazhiste ordinere pa asnje lloj kualifikimi!?

    Ky lideri yne global, merr nje doze te fuqishme ne darke the te nesermen ne mengjes hedh nje shashke!!!

  6. Sherbimi online eshte nje zgjidhje shume e mire sepse ka shume perfitime . Nje nder kryesoret qe nuk do presim me ne rradhe te gjata per nje çertifikate por mund te aplikojme kudo qe te jemi dhe ta marrim pergjigjen shpejt .

  7. Erdhi koha qe dhe Shqiperia te behet si gjith bota e civilizuar, po me vjen keq qe saliu bashk me sharlatanet tij nuk e kan kuptuar akoma ose me sakt nuk dojn ta pranojn

  8. Ore palle …. Problemi i ketij vendi eshte se nuk te japin sherbimin e paguar. Kadastra eshte pengmarres i parave te qytetareve. Apliko sa here te duash ona-llain. Ai te mban me urdher telefoni.

  9. Shume gje e mir kjo pjesa e online nuk pret ne rradh puna behet me e sakt dhe per ata qe jan jasht vendit jan nje lehtesim i madh

  10. Shume mir nje gje qe do ndimoj shume shqiperine do zduke rradhet neper sportele dhe do e kemi me te lehte per shume sherbime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *