• |
ide | kryesore

Vjen versioni i Khloe dhe Kim pas akuzave të Blac Chyna

Paparazzi, Slider



Ndërsa dëshmuan më 26 prill gjatë gjyqit të Blac Chyna-s për shpifje kundër familjes së tyre, Kim dhe Khloe Kardashian mohuan të kishin pasur ndikim në anulimin e TV show “Rob & Chyna”.

Gjatë paraqitjes në gjykatë dy motrat dëshmuan se ato nuk vendosnin nëse “Rob & Chyna” – reality show që përqëndrohej rreth vëllait të tyre Rob Kardashian, do të rinovohej për një sezon të dytë.

Në padinë e Chyna kundër Kardashian-Jenners, ajo po kërkon mbi 100 milionë dollarë dëmshpërblim të përgjithshëm për shqetësimin emocional, duke pretenduar se familja ishte përgjegjëse për prishjen e karrierës së saj në emisonin televiziv.

Kur u pyet nga avokatja e Chyna-s, nëse donte që “Rob & Chyna” të anulohej, Khloe u përgjigj: “Ne nuk kemi kontroll”.

Gjatë dëshmisë së saj, ajo e përshkroi gjithashtu marrëdhënien e Rob dhe Chyna si “të paqëndrueshme”, duke thënë se ajo dhe motra e saj më e vogël Kylie Jenner ishin inkurajuar më parë nga producentët e “Keeping Up With the Kardashians” për të shprehur shqetësimet e tyre për mirëqenien e vëllait të tyre.

“Ne i vendosëm shqetësimet tona me shkrim, kështu që ata ishin në dijeni të tyre dhe ne kemi opinione për shumë gjëra por kjo nuk do të thotë se dikush do të na dëgjojë.”- tha ajo në gjykatë

Ndërsa ishte në tribunë, Kim tha se nuk i kujtohet nëse i ka inkurajuar personalisht motrat e saj që të shprehin shqetësimet e tyre për Rob.

“Më kujtohet vetëm se u përpoqa të mbështes Robin,” dëshmoi ajo, duke shtuar, “Nëse do të më kërkohej në ndonjë moment, do të isha e sinqertë për shqetësimet e mia për vëllain tim.”

Në një moment, avokati i Chyna-s i prezantoi Kim një shkëmbim teksti të supozuar në vitin 2017 mes yllit dhe një producenti të “Keeping Up With the Kardashians”, në të cilin Kim kërkoi të bënte një pauzë në xhirimet në mënyrë që familja të mund të mendonte nëse do të dëshironin të ishin tek e njëjta shfaqje si Chyna. Kim dëshmoi se ajo po fliste për serialin e saj – për të cilin familja ka te drejta – dhe jo për “Rob & Chyna”.

Ndonëse Kim tha se nuk i kujtohet se kishte dërguar tekstin, ajo i tha gjykatës se supozon se kërkesa për pushim ishte për të mbrojtur shëndetin e saj mendor mes dramës së marrëdhënies midis Rob dhe Chyna. Sipas saj, producenti të cilit i shkruante mesazhe ka punuar vetëm në Keeping Up With the Kardashians”- duke mohuar kështu akuzat.

Ndërsa dëshmuan më 26 prill gjatë gjyqit të Blac Chyna-s për shpifje kundër familjes së tyre, Kim dhe Khloe Kardashian mohuan të kishin pasur ndikim në anulimin e TV show “Rob & Chyna”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *