• |
ide | kryesore

Debati për Butrintin/ Spaho i kthehet Ramës: I rrjedhur je ti në këtë mes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Menaxhimi i Parku Kombëtar të Butrintit është bërë sërish temë e nxehtë debati në seancën e sotme plenare. Përveç deputetes demokrate Ina Zhupa, e cila vijoi me akuzat se Butrinti do të jepet me koncesion duke shkelur ligjin, dhe ministres Elva Margariti; në diskutim është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit tha se nuk ka një marrëveshje sekrete, por thjesht Fondacioni Shqiptaro- Amerikan që të do të bëjë investime në Butrint. Kundër fjalës së kryeministit ka dalë deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho që tha se ky është një fondacion që në vendin tonë funksionon që në vitin 1993 dhe që qëllimi i tij është që të dalë i fituar. Ndër të tjera ai i ka thënë kryeministrit se i rrjedhur në këtë mes është ai dhe jo deputetët e opozitës, siç i cilësoi më parë Rama, pasi ata vetëm po kërkojnë që të mos shkatërrohet pasuria kombëtare.

“E dini ju thotë ku bota fillon me mua dhe ligjet janë për të tjerët, e dini ju kush është fondacioni shqiptaro-Amerikan, se bota ka filluar me to. Po mo e dimë shumë mirë dhe ka që në ’93 në vendin tonë dhe unë kam qenë një ndër anëtarët e tij. I rrjedhur je ti, se do ta them se ku ke rrjedhur po prit. Këto nuk janë hera e parë që vijnë pasi kanë nisur që në ’93″, ka thënë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *