• |
ide | kryesore

Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Edis Reçaj është vënë në prangat e policisë së Shkodrës. Autori, i identifikuar si Elfat Salihi, u kap në një hotel në lagjen “Mark Lula”.

Ngjarja ndodhi më 19 prill 2022, pranë një lokali në lagjen Perash. Edis Reçaj 28 vjeç, mori një plumb në këmbë, ndërsa u paraqit vetë në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Reçaj fillimisht deklaroi se nuk e njihte autorin por policia kishte dyshime se ata ishin bashkë para se të konfliktoheshin. Pas krimit autori duket se është fshehur në një hotel në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës ku dhe u arrestua.

Policia e Shkodrës informon se plagosja e 28 vjeçarit Reçaj ndodhi për motive të dobëta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *