• |
ide | kryesore

Ndjekje si në filma në Elbasan/ Makina i shpëton dy post-blloqeve, kërkohet ndihmë nga policia e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndjekje si nëpër filma nga policia e Elbasanit ndaj një automjeti tip Opel.

Korespondenti i Panorama bën me dije se mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi në aksin Elbasan-Metalurgji ku i është bërë me shenjë që të ndalojë.

Edhe pse policia i është vënë nga pas, automjeti ka mundur t’i shpëtojë dy pikave të ngritura si nga policia e rendit ashtu dhe nga ajo Rrugore.

Mësohet se makina është nisur në drejtim të Tiranës dhe aktualisht është njoftuar policia e kryeqytetit për të vijuar ndjekjen e këtij mjeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *