• |
ide | kryesore

Negociatat/ Si mbetën peng të dështimeve Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nëse në prapaskenë nuk ka një “komplot europian” për të mbajtur jashtë BE-së Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë historia e dështimit të negociatave, rezulton të jetë një gafë e rëndomtë, nga një strategji e gabuar që Rama dhe Zaev ndoqën për integrimin.
Sepse deri në vitin 2019, ishte Maqedonia e Veriut peng i Shqipërisë për hapjen e negociatave. Problemi ishte Shqipëria. Opozita PD-LSI ishte në rrugë në demonstrata të dhunshme. Gjysma e deputetëve dogjën mandatet. Zgjedhjet lokale u bojkotuan. Reforma në drejtësi nuk kishte rezultat.

Situata kaotike në Tiranë penalizoi Maqedoninë e Veriut, por Zoran Zaev tregoi një solidaritet apolitik, duke ndarë faturën që duhet të paguante ekskluzivisht Edi Rama. Qeveria e Maqedonisë së Veriut e gëlltiti dështimin në heshtje. I vetmi që foli ishte presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski.

“Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?” u shpreh Pendarovski në 2019, duke kujtuar se procesi kishte qenë i ndarë më herët për secilin nga vendet

Por Pendarovski u përball me mërinë e Edi Ramës. Ai i kujtoi presidentit të vendit fqinj ndihmën e shqiptarëve dhe i anuloi një takim të planifikuar në Tiranë.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!” u shprehej Rama në 2019.

Rama për “Die Welt”: Kemi bërë reforma që vendet negociuese s’i kanë

Sot, Rama po flet ndryshe. Ai tingëllon njësoj si Pendarovski, kur i duhet të mbajë barrën e dështimit të një vendi tjetër. Në konferencën për shtyp me Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyin, Rama tha se nëse dështon edhe këtë qershor do të kërkojë ndarjen e vlerësimit nga Maqedonia e Veriut.

“Ne do të ndryshojmë kursin, do ndryshojmë kërkesën e do shpjegojmë që ne nuk mund të presim pafundësisht Bullgarinë e me siguri do kemi më shumë mirëkuptim më pas, sepse në ndërkohë nuk i jemi bërë pengesë që këta t’i bëjnë të gjitha provat e tyre” ishin fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, që tani ka humbur llogaritë e dështimeve.

Hapjen e negociatave, socialistët e premtuan që në vitin 2013. Ky qershor duhet të jetë hera e nëntë që do të ketë dështim. Ndër vite, Rama i ka provuar të gjitha mënyrat për t’i hapur negociatat, madje ka hapur edhe shampanjë në Ministrinë e Jashtme, ka marrë edhe urimet zyrtare nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hapjen e negociatave. Njësoj si vite më parë, ai mbetet ende në pritje.

Negociatat me BE-në/ Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Rama: Nuk është çështje jonë!

Por kryeministri ka kuptuar se njehsimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me dështimet e njëra tjetrës është një barrë e kotë, që nuk i shërben asnjërit prej dy vendeve. Një vit më parë, edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi e la të hapur këtë mundësi. I pyetur për çështjen e ndarjes së procesit të negociatave për dy vendet, ai tha në vitit 2021, se: Mund të jetë një opsion, po!

Por çuditërisht, përgjigjia që dha sot komisioneri Varhelyi ishte ndaluese. Fati i negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jetë i njëjtë, sipas BE-së dhe Varhelyi kërkoi durim.

E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë dhe durimin e kryeministrit Rama. Kërkoj për pak më shumë durim nga ana juaj sepse objektivi ynë është që kjo punë të kryhet, të mbarohet gjatë presidencës franceze”.

 

 



7 Comments

    1. Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës 2009 2010 të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baraz me Europë!

      Por halli i madh, në atë kohë,  ishte “çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit”. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare.  Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.

      Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash.

  1. Dy delegacione të nivelit më të lartw të mundshëm në aspektin politik janë në Tiranë dhe janë qartazi vetëm për ata shqiptarë që mbështesin Perëndimin. Dhe natyrisht që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga linja e tyre.

    Është problemi i shqiptarëve nëse mes Perëndimit dhe “duam babistëve”, u mbajnë oturakun këtyre të fundit, derisa të shuhen rrugëve si mbetje toksike talibane të shekullit 21

    1. Me kete narkoshtet as ne myzeqe nuk futesh dot…
      Jo me ne evrope fytyra e ketyre kelysheve te bllokut.
      Baxhello qeveri- neveri.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE BATON HAXHIUT

  3. Vizitat ne Shqiperi jo gjithmone kane lidhje me shqiptaret e hallet e tyre, por me gjeopolitiken dhe rajonin.

    Po te na donin kaq shume nuk do te ishim keshtu si jemi. Kemi qene e mbetemi periferi e perandorive ne cdo kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *