• |
ide | kryesore

Olivia Rodrigo, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Olivia Rodrigo po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me muzikantin  Zack Bia.

Aludimet nisën pas dyshja u fotografua ndërsa dilnin nga Bar Pitti në shtyllën kryesore të West Village.

Një burim i tha E!News se të dy po argëtohen shumë së bashku. Ata të dy kanë orare të ngarkuara të punës dhe udhëtojnë shumë, shtoi burimi, por përpiqen të qëndrojnë në kontakt dhe të takohen kur është e mundur.

“Zack ndjen se Olivia është me të vërtetë me këmbë në tokë dhe atij i pëlqen sa e thjeshtë është ajo,”u shpreh burimi. “Është një ekuilibër i mirë mes tyre.”

Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për lidhje në shkurt, kur një tjetër burim tregoi se ata ishin “duke parë njëri-tjetrin”.

 

Në korrik 2021, Page Six raportoi ekskluzivisht se Olivia po takohej me Adam Faze, megjithëse ata i dhanë fund në shkurt të këtij viti. Më parë këngëtarja u përfol se ishte në lidhje me aktorin Joshua Bassett.

Kënga e saj “Driver’s License” thuhet se ka të bëjë me Basset dhe marrëdhënien e tyre.Ndërkohë, Bia më parë ishte në lidhje me Beer,  për gati një vit, por ata i dhanë fund lidhjes në mars 2019./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *