• |
ide | kryesore

Tre ndeshje në tetë ditë: ngjeshet kampionati, deri në derbin Partizani-Tirana

-Instant, F1, Sport



Sprint për të përfunduar kampionatin në kohë për tia lënë skenën finales së Conference League, që do të luhet në 25 maj në Arenën Kombëtare. Kështu, FSHF ka programuar zhvillimin e tre javëve në harkun e 10 ditëve, tetë madje për Kastriotin që në këtë rast mund të ndihet ndër më të penalizuarit. Një përshpejtim në fund të një sezoni të gjatë, që do ti vendosë në provë të vështirë skuadrat e Superiores, në tre javë që mund të japin shumë verdikte, duke filluar nga titulli e kampion e për ta mbyllur me rënien nga kategoria. Kështu, dy ditët e fundit të prillit, të premten e të shtunëndo të luhet java e 31 e kampionatit ku vëmendja është e përqendruar tek sfida titull mes Laçit e Tiranës. Kombinimi i rezultateve mund të jetë fatal edhe për Skënderbeun në rast se korcarët humbasin e Egnatia fiton. Dinamos matematika i jep edhe pak kohë, që gjithësesi duhet të përcaktohet brenda këtij turi force.

SUPERIORE, JAVA E XXXI
29/04/22
Laçi          16 : 45 Tirana
Teuta       19 : 45 Kukësi
Partizani 19 : 45 Dinamo
30/04/22
Kastrioti  16 : 45 Egnatia
Vllaznia   16 : 45 Skënderbeu

Java e 32 do të luhet në mesjavë e ndarë në 4 e 5 maj, ku Tirana nëse nuk e ka kopsitur titullin me Lacin mund ta bëjë në shtëpi me Teutën, ndërsa për Dinamon është rreziku të kthehet andej nga erdhi në ndeshjen me Vllazninë. Përplasjet interesante për Europë e playout, ato që rrezikojnë të mbeten të vetmet në lojë përtej këtij trejavëshi të ngjeshur nuk mungojnë me Kukësi-Partizani që mund të ketë shumë vlerë për të kuqtë që duan të mbrojnë vendin e katërt me shpresë që mund ti bëjnë edhe një parakalim skuadrës së Longos për të mos qenë në varësi të finales së Kupës.

SUPERIORE, JAVA E XXXII
04/05/22
Tirana           16 : 45 Teuta
Kukësi          16 : 45 Partizani
05/05/22
Dinamo        16 : 45 Vllaznia
Egnatia         16 : 45 Laçi
Skënderbeu 16 : 45 Kastrioti

Java e 33 pastaj do të luhet të dielën e të hënën me derbin e kryeqytetit, në të cilin Tirana mund të mbërrijë si kampione e Partizani në nevojë pikësh për Europën. Të kuqtë kanë kalendarin më delikat me dy derbi të ndara nga Kukësi të përgatitura në 10 ditë kohë, Kastrioti ka më pak kohë se të gjithë të marrë frymë, sepse duhet ti luajë tre ndeshjet në 8 ditë, por ajo që duket më me rëndësi është se këto tre javë duhet të japin shumë nga përgjigjet që presin zyrtarizim, duke i lënë 3 javëve të fundit, grimcat e mbetura të verdikteve të një sezoni…

SUPERIORE, JAVA E XXXIII
08/05/22
Laçi         16 : 45 Kastrioti
09/05/22
Teuta      16 : 45 Egnatia
Dinamo  16 : 45 Skënderbeu
Vllaznia  16 : 45 Kukësi
Partizani 19 : 45 Tirana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *