• |
ide | kryesore

Zyrtarja e lartë e DASH-it takon sot Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin/ Shmang Berishën dhe Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Karen Donfried mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. Gjatë ditës së sotme ajo pritet të ketë një sërë takimesh me zyrtarët shqiptarë. Axhenda e zyrtares së lartë të DASH-it këtë të premte parashikon takim me kryeministrin Edi Rama, ku biseda pritet të fokusohet  jo vetëm ne politikën e jashtme, si kriza në Ukrainë apo integrimi në Bashkimin Europian, por edhe politikën e brendshme: si  reforma në drejtësi  dhe  lufta kundër korrupsionit.

Përpara kësaj, Donfried do të zhvillojë një takim me 3 zyrtarët demokratë: Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. Ky takim, i cili do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit duke shmangur selinë blu vjen një ditë para Kuvendit të Komisionit të Rithemelimit.

Në agjendën e zyrtares amerikane nuk është parashikuar një takim me presidentin Ilir Meta.

Ditën e djeshme, Donfried zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që mbërriti po dje në një vizitë në Shqipëri. Në takim u shoqërua nga Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.



6 Comments

  1. I rekomondojme zonjes qe te takoje edhe dissa pastrues tek Ura e Lanes qe po heqin
    ato si s’thuhet qe disa te paudhe nuk kane zbatuar urdherin e lali Erit per te mos pegere
    prane tyre. Aq sa perfaqesojne PD ata punonjes te nderuar buze Lanes , aq perfaqesojne
    PD edhe Alibeaj, Bardhi e Tabaku dhe alibardhtabaket e tjere qe kane marre votat e demokrateve
    dhe i sherbejne KM-se si kolone peste.

  2. Sidoms ai takimi me Al8beajn do te jete deciziv per fatet e luftes ne Ukraine. Po edhe per ngrohjen globale, alienet, pandemite….

  3. Ju patronazhistet e partise nuk dini te artikuloni asnje ide me logjiken tuaj, ne cdo fjali kopjoni citatet bajate te liderit gjatosh. Deliret e nje mendje narciziste…

  4. hahahaha shume shpejt dhe Ilir Meta si dordoleci i vucidolit,Non Grata! Te dy do shkojne ne qeli dhe tja marrin njeri tjetrit ne goje Ne do i qime Moniken Likes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *