• |
ide | kryesore

“The Guardian”: Porto Palermo mes 40 plazheve më të bukur në Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prestigjiozja britanike ‘The Guardian’, në një artikull të fundit ka vendosur t’iu sugjerojë lexuesve të saj vende të bukura për të pushuar tani gjatë verës. Mes 40 plazheve më të bukura në Evropë nuk kishte si të mungonte një plazh në Shqipëri dhe ai është Porto Palermo në Vlorë.

Në artikull thuhet se Qeparo është një fshat magjik plot me ngjyra mahnitëse dhe plazhe të fshehura. Ndërsa për plazhin në Porto Palermo shkruhet se është i bukur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor të afërt, në krye me një kështjellë 200-vjeçare”, – thuhet ndër të tjera në artikullin e ‘The Guardian’.



5 Comments

  1. një listë të drejtuesve të PD të jenë bashkë, dhëndëri, nipërit e tij, kushërinjtë e tij, mbesat, nunët e kushërinjve, sekretaret e tij, fëmijët e sekretareve, e deri tek shokët e djalit administratorët e bizneseve të tij e kështu me radhë.

    Kujdesi që gjithkush në atë sallë të jetë dikush ë ka lidhje familjare fisnore apo biznesi me familjen e tij, e bën përpjekjen e tij për të përçarë PD shumë domethënëse

  2. NJE REKLAME KOLONIZATORI PER KOLONINE E VETE
    TE MOS JU BEHET QEJFI KOT

    ME KAQ PASURI EDHE SERISH VARFERI!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *