• |
ide | kryesore

Amber Heard mund të ketë hequr dorë nga Acquaman

-Instant, Paparazzi, Slider



Karriera e Amber Heard tashmë mund të jetë duke vuajtur për shkak të gjyqit me Johnny Depp. Ajo thuhet se ka një rol dukshëm më të vogël në “Aquaman 2” … që arrin në më pak se 10 minuta në ekran.
Asnjë informacion tjetër nuk u ofrua, gjë që është në të vërtetë vendimtare për të kuptuar nëse prania e reduktuar e Amberit është një zhvillim i kohëve të fundit, apo nëse është shkruar në atë mënyrë që në fillim. Në çdo rast është interesante që ky lajm po del në sipërfaqe tani.
Sidomos pas peticionit nga fansat e Johnny Deep që ka mbledhur miliona firma deri tani.
Filmi u mbyll në janar, me regjisorin James Wan që postoi një Instagram urimin me Jason Momoa por çuditërisht, duke mos përmendur fare Amberin. Ajo ishte një pjesë e madhe e filmit të parë në rolin e interesit dashuror të Aquaman dhe pritej të kishte po të njëjtin impakt në filmin tjeter “Aquaman and the Lost Kingdom”.
Vetë Jason nuk duket se ka etiketuar, postuar ose përmendur Amber-in në rrjetet sociale muajt e fundit duke shtuar zërat akoma më shumë.
Ai ka bërë disa gjëra promovuese për “Aquaman” në dallim nga Amber. Mesa duket ajo do ta përqëndrojë gjithë vëmendjen tek gjyqi me Depp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *