• |
ide | kryesore

Pete Davidson, tatuazh dedikuar fëmijëve të Kim

-Instant, F1, Paparazzi



Pete Davidson ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj Kim Kardashian nëpërmjet tatuazheve.

Aktori i “Saturday Night Live” u fotografua duke dalë nga Teatri Fonda në Los Anxhelos gjatë fundjavës me një tatuazh të ri në qafë që duket se lexon “KNSCP”.

Fansat në mediat sociale spekuluan se “K” do të thotë “Kim”, ndërsa shkronjat e tjera mund të jenë për katër fëmijët që Kardashian ndan me reperin Kanye West: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm. 2.

Është e paqartë se kur Davidson bëri tatuazhin, por nuk ishte e dukshme kur ai dhe themeluesja e ‘Skims’ bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

Kim kishte veshur një fustan të Balenciaga-s me bizhuteritë Lorraine Schwartz, ndërsa komediani një kostum të zi dhe syze dielli nga Prada.

Page Six zbuloi ekskluzivisht se dyshja, të cilët filluan të takoheshin në tetor 2021 pasi ajo mori pjesë në”SNL”, do të ishin të pranishëm në darkën e organizuar nga Trevor Noah.Darka që zgjati një orë përmbante skeçe hapjeje nga James Corden dhe Billy Eichner, përpara se Noah të bënte shaka me Presidentin Biden./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *