• |
ide | kryesore

Albin Kurti godet nga kancelaria gjermane Ballkanin e hapur

-Instant, Arkiva, Të fundit



“Të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme”ka deklaruar Albin Kurti gjatë një konference të prbashkët shtypi me kancelarin gjerman Scholz ne Berlin. Pas takimit në kancelari kryeministri kosovar i është kundërvënë hapur nismës së Ramës dhe Vuçiçit duke i konsideruar si tentativa për ta hapur Ballkanin nga lindja. Ai e ka bërë këtë duke iu bashkëngjitur idesë së Olaf Scholz i cili deklaroi se Gjermania do të mbështesë rigjallërimin e procesit të Berlinit. “Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit…“Unë e di nga bisedat që kam zhvilluar që procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit. E di që shtetet e Ballkanit gëzohen shumnë që kancelari i Gjermanisë e vazhdon këtë proces. Ne po përgatitemi ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit” tha Scholz.
Pikërisht pas ketyre fjalëve ishte momenti kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se të gjitha iniciativat paralele me këtë proces, për Kosovën janë të pavlefshme.

“Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”, deklaroi Kurti.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Te lumte Kurti. Tradhetaret duhen trguar me gisht. Per fat te keq , sic thoshte
    dikur Naimi : kemi ne mes tene, shume armiq e tradhetor.

  2. Hallall Kurt:) Edhe ti ke traplliqet e tua por te pakten ne kete ceshtje kaq te rendesishme je pozicionuar sakte dhe nuk leviz nga istikami. Ju’a ke lene “Ballkonin e Hapur” vetem dyshes se diktatoreve Vucic dhe Ramazan qe te vazhdojne te duken dhe te jene te gjithepushtetshem ne “fllusken” e tyre te quajtur “Ballkoni hapur”, apo Minishengen Ballkanik dje, apo pale ca emri do i vene prape vitin tjeter kur ti bejne kozmetiken e deshtimit te radhes kesaj nisme pa kuptim te ketyre diktatoreve mafioze.

  3. Ballkani i hapur eshte ne interes te Shqiperise dhe gjithe rajonit Kush e can karin cfare thote ky qelbesira serbe Kurti Ballkani Hapur ka mbeshtetjen e BE dhe ate amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *