• |
ide | kryesore

Scholz: Sulmi në Rafah të Gazas, do ta bënte paqen rajonale shumë të vështirë

Lajme, Të fundit



Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot, pas bisedimeve me mbretin jordanez Abdullahu, se numri i madh i viktimave civile që do të vinte nga një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, do ta bënte paqen rajonale shumë të vështirë. Ky është një nga argumentet kryesore që ai do të sjellë në bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Bisedimet e organizuara me nxitim, vijnë pasi Izraeli miratoi të premten një plan për të sulmuar qytetin në skajin jugor të Gaza, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të tij janë strehuar pas pesë muajsh lufte.

“Tani për tani, bëhet fjalë për të siguruar që të arrijmë në një armëpushim afatgjatë. Kjo do të na mundësonte të parandalonim një ofensivë të tillë tokësore. Është e qartë që ne duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë që situata të mos përkeqësohet nga ç’është tashmë. Izraeli ka çdo të drejtë të mbrojë veten.. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ndodhë që ata në Gaza që ikën në Rafah të kërcënohen drejtpërdrejt nga çfarëdo aksionesh dhe operacionesh ushtarake që ndërmerren atje”, tha Scholz.

Izraeli thotë se Rafah është një nga bastionet e fundit të Hamasit, të cilin ai është zotuar ta eliminojë dhe se banorët do të evakuohen.



1 Comment

  1. PSE NUK MENDON O BYTHQIR MUTI TE ARMATOSESH PALESTINEN
    ASHTU SI DESHIRON TE ARMATOSESH UKRAINEN?
    AS KE KARI NUK I VJEN HITLERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *