• |
ide | kryesore

Liverpool, Salah kërkon hakmarrjen kundër Real Madrid: “Kemi një hesap për të larë”

-Instant, Sport



“Ne kemi humbur në finale kundër Real Madrid, ndaj dua të luaj kundër tyre për t’i mundur ata”: Mohammed Salah ishte shumë i qartë menjëherë pas 3-2 ndaj Villarreal, që e solli Liverpoolin në aktin e fundit të Champions League 2022. Dje Blancos ia plotësuan në njëfarë mënyre dëshirën egjiptianit, i cili nuk u përmbajt dhe në rrjetet sociale rinis sfidën duke kërkuar hakmarrje: “Kemi një llogari për të larë” shkruhet në postimin e tij në Instagram.

Salah i referohet ndeshjes së 26 qershorit 2018 në Kiev, kur Real mundi të kuqtë 3-1: një ndeshje veçanërisht e hidhur për sulmuesin, i cili pas gjysmë ore lojë dëmtoi shpatullën në një kontrast me Sergio Ramos dhe u detyrua të largohej nga fusha. Më pas, gjithcka ndodhi në pjesën e dytë, golat e Benzema, Mané dhe dygolëshi i Gareth Bale i bënë Blancos – të drejtuar atëherë nga Zidane – kampionë për herë të trembëdhjetë në historinë e tyre të Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *