• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Vlorë 41-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasi Kastriot Dervishaj, 41 vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës për pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritete spanjolle.

Në njoftimin e policisë, njoftohej se vendimi ishte dhënë nga autoritetet gjyqësore në Spanjë dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij për veprat penale janë “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *