• |
ide | kryesore

OKB planifikon evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal

-Instant, Lajme, Planet



Operacionet e shpëtimit për evakuimin e civilëve në Mariupol do të rifillojnë sot ndërsa vazhdojnë sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal, sipas The Guardian.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) konfirmoi për AFP “që po zhvillohej një operacion  për evakuimin e civilëve në koordinim me OKB-në. Të dy organizatat tashmë kanë punuar së bashku për të evakuuar rreth 100 civilë nga fabrika gjatë fundjavës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy konfirmoi gjithashtu evakuimin e planifikuar në fjalimin e tij të fundit. Më shumë se 150 njerëz nga Azovstal dhe më shumë se 300 njerëz nga Mariupol dhe rrethinat e tij, u evakuuan këtë javë.

Kryetari i bashkisë së Mariupol vlerëson se rreth 200 civilë janë të bllokuar në kushte të mjerueshme në tunelet nëntokësore të fabrikës të epokës sovjetike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *