• |
ide | kryesore

Video virale/ Amber Heard frikësohet nga Johnny Depp në gjykatë

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh ka nisur gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, të cilët kanë bërë akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Të “palara” janë nxjerrë në dritë, kërcënime, mesazhe e foto të papublikuara më herët.

Akuzat e dy ish-partnerëve për njëri-tjetrin janë të rënda, ndërsa publiku që i ka ndjekur online këto seanca, dukshëm ka mbajtur anën e Johnny Depp në këtë gjyq.

Në rrjet po qarkullon një video ku Amber Heard duket “e frikësuar” nga Johnny Depp, në momentin që seanca merr një pushim dhe palët lëvizin nga vendi i tyre.

Teksa aktori afrohet, Heard bën një hap pas ndërsa një roje e sigurisë ndalon Depp të afrohet më shumë.

Më pas, Johnny Dep i kthen shpinën ish-gruas së tij me indiferentizëm.

Aktorja pretendon se ka përjetuar dhunë të tmerrshme seksuale nga ish-bashkëshorti i saj, gjatë kohës që ata ishin në një marrëdhënie.

Teksa qante, ajo tregoi se ai e kishte goditur, kërcënuar dhe dhunuar me shishe.

Kujtojmë që Depp ka hedhur në gjyq ish gruan pasi pretendon se Heard gënjeu se e ka dhunuar dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi.

Johnny ka thënë gjithashtu para gjykatës se ai ishte abuzuar gjatë marrëdhënies me Amber. Ai nganjëherë mbyllej në tualet për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme të Amber Heard.

Depp u shpreh se ajo kishte një ‘nevojë për konflikt, një nevojë për dhunë’ që ‘shpërthente nga askund’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *