• |
ide | kryesore

Vrau gruan në mes të Elbasanit/ Prokuroria mbyll hetimet për ish-policin, Koço Buzo

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fiks një vit pas vrasjes së Liljana Buzos, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim bashkëshortin e saj, Koço Buzo. Ngjarja ndodhi më 6 maj të vitit të kaluar, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

58-vjeçari, ish-polic qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij me të cilën ishte në proces gjyqësor, në sytë të djalit të tyre.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 06/05/2022 ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 535, për ngjarjen e ndodhur më datë 06/05/2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të pandehur shtetasin:

Koço Buzo hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” me akuzën e ngritur për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuara nga nenet 79 gërma “e” dhe “ë”, e 22, 79/c, 274 dhe 278/1 të Kodit Penal, ku mbeti viktimë bashkëshortja e autorit, shtetësja Liljana Buzo si dhe mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj. ” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e prokurorisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *