• |
ide | kryesore

240 mijë shqiptarë në pritje, sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të gjithë personat që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të marrin sot përgjigje. Duke nisur nga ora 18.00, shqiptarët mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni këtu.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Në pritje për përzgjedhjen janë rreth 240 mijë shqiptarë.

Një dramë e shoqërisë sonë është emigrimi i shqiptarëve, sidomos i rinisë.

Shqipëria po shpopullohet çdo vit e më shumë teksa të shumtë shqiptarë tentojnë të gjejnë ”shtëpinë” e tyre diku tjetër.

Për qindra mijëra shqiptarë, të pakënëquar me kushtet në vend dhe mënyrën e qeverisjes, çdo vit kërkojnë të largohen dhe një mundësi shohin edhe lotarinë amerikane.

Raportet e hërëpashershme të institucioneve vendase e të huaja zbulojnë një braktisje masive të vendit kryesisht nga të rinjtë. Problematika është vënë shpesh herë në pah, megjithatë nga qeveria nuk duket të ketë ndonjë përpjekje reale në zbutjen e kësaj plage të shoqërsisë.



3 Comments

  1. Megjithatë, në videon e mëposhtme tregohet se si procesi i numërimit të votave ka pasur disa probleme.

    Aty pasqyrohet një bisedë mes anëtarëve të Komisionit, saktësisht në momentin kur po kryhet plotësimi i procesverbalit.

    Numëruesit duket se janë të paqartë në lidhje me numrin e anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

    “Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.

    “Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”

  2. Ik or felliqesi.240mij kerkesa per te ikur nga kembet syte,me bilet vetem vajtje.perse duan te ikin nga parajsa e ndertuar nga gjithollogu mesues vizatimi.pothuaj gjithe forca prodhuese e nje populli do tia mbath.ne pith te motrave patronazhistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *