• |
ide | kryesore

Video/ Nante triumfon në Kupën e Francës pas 22 vjetësh: humbasin favoritët e Nice që shkaktojnë trazira në Paris

-Instant, Sport, Video



Nantes mposhti Nice 1-0 në finalen e Kupës së Francës në Saint-Denis dhe feston trofeun e rëndësishëm. Goli vendimtar u firmos nga Ludovic Blas, i cili transformoi një penallti të dhënë 15 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë: është triumfi i katërt në Kupë i kanarinave, i pari që nga viti 2000. Pritjet e ish-portierit të Fiorentinës Lafont vulosën rezultatin, në favor të një emri të madh të futbollit francez, i cili falë drejtimit të Antoine Kombouaré rikthehet të fitojë.

Skena është ajo e zakonshmja për finalen e Kupës së Francës, Stade de France në Saint-Denis, por protagonistët ishin të papritur. Në fakt për trofeun garonin dy outsider: Nice dhe Nantes. E në fund të 90 minutave të luftuara, triumfuan më pak të kuotuarit: kanarinat e Kombouare. Hirushja e këtij sezoni mposhti 1-0 Nice të Galtier, i mësuar me këto arritje pasi udhëhoqi Lille për të fituar Ligue 1 sezonin e kaluar. Por trajneri fitues është ekspert i këtij kompeticion, pasi tashmë ka fituar dy si futbollist dhe dy si trajner: kjo është kupa e katërt për Nantes që nuk e fitonte që nga viti 2000.

Për finalen janë shënuar ndërkohë përplasje të lehta mes policisë dhe ultrasve të ekipit të futbollit të Nice, jashtë stacionit kryesor të trenit në Paris, përpara finales së Kupës së Francës kundër Nantes. Rreth 450-500 tifozë të Nice, disa që mbanin kapucë në fytyrë, u mblodhën jashtë Gare de Lyon dhe nisën të bërtisnin e të krijonin trazira nëpër rrugët e Parisit. Disa dhjetëra policë me mjetet e duhura lëvizën për t’i bllokuar dhe për të parandaluar përleshjet e mundshme me ultrasit e Paris Saint-Germain, që kishin qenë më parë në të njëjtën zonë. Pati një konfrontim të shkurtër midis ultrasve të Nice dhe policisë në rrugën e gjatë Daumesnil rreth orës 15:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *