• |
ide | kryesore

Humbi kontrollin e kamionit pasi nuk i punuan frenat, ndërron jetë 35-vjeçari në Has

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar ka humbur jetën paraditen  e sotme si pasojë e një aksidenti në Has.

Policia bë me dije  se shtetasi  S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin e quajtur Qafë Barak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *