• |
ide | kryesore

Rusia nuk heq dorë nga Ishulli i Gjarpërinjëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Forcat ruse kanë penguar rimarrjen e Ishullit Zmiinyi (gjarpërinjëve) në Detin e Zi, nga forcat ukrainase në dy ditët e fundit, ka deklaruar Ministria ruse e Mbrojtjes. Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov, tha se Ukraina ka bërë disa “përpjekje të dëshpëruara”  duke kryer sulme ajrore dhe detare në ishull. Ai thotë se më shumë se 50 ushtarë ukrainas u vranë gjatë përpjekjeve për tu futur në ishull.

Rusia sipas tij ka rrëzuar katër avionë ushtarakë ukrainas duke përfshirë tre SU-24 dhe një SU-27, tre helikopterë Mi-8 me parashutistë në bord dhe një helikopter Mi-24, si dhe ka sulmuar anijet e marinës ushtarake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *