• |
ide | kryesore

Paradoksi Plori: maksimumi i arritjes, me minimumin e pikëve

-Instant, F1, Sport



Skeptikët duhet ta rimendojnë edhe njëherë. Vllaznia është në garë për vendin e tretë e Europën, njëkohësisht në dy kompeticione. Me tre javë të mbetura e 9 pikë në lojë, shkodranët ndajnë vendin e tretë me Partizanin dhe sfidojnë Lacin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ishte pikërisht ajo për të cilën Elvis Plori mori drejtimin e kuqebluve e për të cilën edhe pse në mënyrë kontroverse është plotësisht brenda objektivave. E të mendosh që statistikat janë krejtësisht të diskutueshme: 10 ndeshje në pankinë 2 humbje e vetëm 2 fitore, me dy barazime në gjysmëfinalet e Kupës. 12 pikë në tetë ndeshje kampionati në 24 pikë të mundshme nuk janë absolutisht një kuotë impresionuese, por janë mjaftueshëm për kuqeblutë të rrëmbejnë cfarë duhej.

E gjitha kjo sepse shkodranët e Plorit nuk kanë gabuar ndeshjet që kanë rëndësi, duke bërë ndoshta jo maksimumin, por duke qenë efikas në qëllim. Partizani doli nga turneu dhe tani me vendin e katërt aktual fiton ose jo në finale, Europa është e tyre. Sigurisht Plori do trofeun, do të ishte një konfirmim se jo gjithcka është për tu hedhur poshtë këtë sezon, e ndoshta do të jetë baza e skuadrës së të ardhmes, me ndryshimet e duhura e me frymën e re që tekniku po mundohet të ndërtojë.

Ajo me Kukësin ishte simboli i të qenit rezultativ, në ndeshjen që nuk duhej humbur ose duhej absolutisht fituar. Vllaznia me gjashtë barazimet e dy fitoret e kampionatit ka gabuar vetëm me zonën vulnerabël të renditjes, ndërsa ndarjen e pikëve e ka shfrytëzuar në maksimum, pa i lënë askujt mundësinë ta parakalojë, aq sa dy fitoret që mund të quhen shumë pak nga shumëkush, janë vlerë kapitale e objektivave të arritur.

E sikur të mos mjaftojë, kanë nisur të shpluhërosen e të marrin vetëbesim edhe lojtarë si Coba mbi të cilët mund të bjerë pesha e skuadrës së të ardhmes, në kohën kur askush nga titullarët e zakonshëm të sezonit nuk është se ka bërë më mirë, në raport minuta gol apo minuta performancë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *